Horizonti.al

Epidemia gjermane e dridhjeve

Screen Shot 2016-08-24 at 14.51.56Raste të tmerrshme të iluzioneve masive

Në prag të shekullit XX, një seri epidemish të të dridhurave përfshinë shkollat gjermane. Gjatë verës së vitit 1892, studentët në Gross-Tinz u prekën nga dridhjet, të colat filluan tek duart dhe shumë shpejt u përhapën në të gjithë trupin e tyre. Situata u bë aq problematike sa që shkollat u mbyllën (çka i nxiti studentët në Bazel të Zvicrës, të përpiqeshin të stimulonin të njëjtën gjë qëllimisht për të shkaktuar mbylljen e shkollave të tyre).

Në vitet 1905- 1906, studentët gjermanë në Meizen, të cilët qenë regjistruar në një program mësimor që kërkonte një volum të madh të shkruari, filluan të kenë dridhje në duar, dhe në ndërmjet muajve tetor-mars, u prekën plot 237 nxënës. Në fillim të vitit 1906, dridhja duket u përhap në një shkollë në Shemnic, ndërsa mjekët e shkollës vendosën të përdorin terapinë e shokut elektrik mbi studentët, në një përpjekje për t’i sugjestionuar se qenë duke u dridhur qëllimisht, pasi kishin dëgjuar për situatën në Meizen. Ata përfundimisht vepruan kështu. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button