Bota

Epoka e re bërthamore

warheadsBota ka hyrë në një epokë të re përsa i përket armatimit bërthamor. Nuk ka dyshim për këtë e përjavshmja prestigjoze britanike “The Economist”, e cila i ka kushtuar një numër special pikërisht atij që e konsideron se do të jetë problemi më i madh që do të përballë globi në vitet e ardhshëm.
Sipas The Economist, “25 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, bota është duke hyrë në një epokë të re bërthamore. Strategjia bërthamore është shndërruar në instrumentin kryesor të regjimeve dhe armiqve rajonalë që tashmë “ngjeshen” prapa pesë fuqive të mëdha bërthamore (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia)…”
Economist është ndalur sidomos tek marrëveshja që ka ndezur së tepërmi gjakrat mes Uashingtonit dhe Jeruzalemit. Ndërkohë që duhej të kishite tingëlluar shpresëdhënëse një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit, e cila do të sillte një kufizim nga ana e këtij të fundit të sasisë së uraniumit që do të pasurojë, duke lejuar në të njëjtën kohë inspektorët, kjo gjë nuk ka ndodhur, teksa Beniamin Netanjahu e ka denoncuar me forcë këtë marrëveshje, mu brenda Kongresit amerikan.
Sipas Economist, Netanjahu bën gabim që e denoncon marrëveshjen, pasi në cdo rast ajo është më mirë se sa hicgjëja. Por në të njëjtën kohë, sipas revistës britanike, kryeministri izraelit ka të drejtë të shqetësohet për një luftë të mundshme bërthamore. Sepse cdo fuqi e madhe bërthamore po shpenzon sasi të mëdha burimesh për të azhornuar arsenalin e vet bërthamor. Buxheti i Rusisë për mbrojtjen është rritur me 50% që nga viti 2007 dhe një e treta e tij shkon për armë bërthamore: dy herë më shumë se Franca. Kina po investon shumë në nëndetëse dhe bateritë e lëvizshme të raketave bërthamore. Pakistani po grumbullon sasi të mëdha armësh për të kompensuar inferioritetin që ka ndaj Indisë në forca konvencionale. Korea e Veriut mendohet se po arrin të ndërtojë raketa që do të mund të godisnin bregun perëndimor të SHBA. Madje, edhe fituesi i Cmimit Nobel për Paqen, që është në krye të Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar 350 miliardë dollarë për të ndërmarrë një program një dekadësh modernizimi të arsenalit amerikan, shkruan Economist.
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button