Bota

“Epopeja” e Barackut, njeriu i ëndrrave, që nuk e ndryshoi Amerikën e tij

Eshtë hedhur nga një shtet në tjetrin për të shpëtuar, tek Hillary Clintoni, veten e tij, dhe atë premtim për të bashkuar Amerikën që e bëri në Chicago, disa orë pasi u zgjodh, dhe që tani e sheh t’i rrëshkasë mes gishtërinjve, ashtu sikurse orët e mbetura deri në lamtumirën e tij. Nuk është Obama që mund të bëjë të fitojë Hillarynë. Eshtë Hillary që mund të kompletojë, duke fituar, simfoninë e papërfunduar të një njeriu që nuk ka më kohë për të ndryshuar asgjë

screen-shot-2016-11-08-at-10-05-31

“Lamtumira e gjatë” ndaj presidencës e Barack Hussein Obamës është një pëlhurë nostalgjie dhe lehtësimi, frikërash dhe keqardhjesh që lidhin dhe ndajnë kombin, të cilin ai e ka udhëhequr për pothuaj tetë vite, ashtu sikurse ndajnë edhe atë vetë. Duhen edhe 85 ditë, deri në mëngjesin e 20 janarit 2017, kur do të presë nën portikun e Shtëpisë së Bardhë personin që “The People”, populli pra, do të ketë zgjedhur për ta zëvendësuar, por dita e lamtumirës reale është që sot. Si edhe dita e sentencës politike për presidencën e tij, kur votat do të thonë nëse Amerika ka vendosur të zgjasë “mbretërimin” e tij, përmes Hillary Clintonit që e ka zgjedhur si trashëgimtare ideale, apo të konsumojë më në fund, përmes Donald Trumpit, hakmarrjen të cilën, që nga nëntori i 2008-ës, të djathtët ekstremë e kanë kultivuar në urrejtjen kundër tij.

Duhet të kalojnë shumë vite dhe shumë breza për të distiluar …

Ja cilët janë edhe shtatë premtimet e Barack Obamës. Dhe sa i ka realizuar…

[real3dflipbook id=”1373″]

Leave a Reply

Back to top button