Presidenti turk Erdogan thotë se Turqia ka pasur të burgosur atentatorin e Brukselit, Ibrahim El Bakraoui dhe ia ka dorëzuar Belgjikës, por ata nuk e morën seriozisht.
Sipas Erdogan El Bakraoui ka qenë në burgun e Gaziantep deri në qershor.
Dy vëllezërit Ibrahim dhe Khalid El Bakraoui janë të dyshuarit kryesorë për shpërthimet në Bruksel.
“I arrestuam në qershor në kufirin me Sirinë. Ishin drejtuar për në Siri për t’iu bashkuar IS. Pas disa ditësh në burg i deportuar në Belgjikë dhe i këshilluam t’i mbanin nën vëzhgim, por nuk na dëgjuar”, thotë Erdogan.
Ai thotë se autoritetet belge kanë nëvlerësuar rrezikun që mund t’u vinte nga El Bakraoui.