Bota

Erdogan krahason politikat e Merkel me ato naziste

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, që krahasoi politikat aktuale të Gjermanisë me epokën naziste, duke u bërë thirrje palëve të ruajnë qetësinë të mos harrojnë lidhjet e ngushta historike të dy aleatëve të NATO-s.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo krahasim të politikave të republikës federale gjermane me ato të epokës naziste. Krahasime të tilla janë gjithmonë absurde dhe të papërshtatshme sepse të çojnë vetëm në një gjë: në degradimin e krimeve kundër njerëzimit”.

Seibert tha se Gjermania do të vazhdojë të lejojë politikanët turq të flasin në Gjermani për sa kohë ata janë të hapur për qëllimet e tyre dhe nuk importojnë konfliktet nga Turqia në Gjermani.

Thomas Oppermann, kreu i grupit të Social Demokratëve tha se krahasimet janë thjesht një propagandë dhe nuk kanë asnjë lidhej me realitetin. Ai u beri thirrje gjermanëve të qëndrojnë të qetë.

“Të gjithë në gjermani, por edhe shumë turq e dinë se të gjitha këto kritika kanë vetëm një qëllim: Erdogan kërkon të nxisë një atmosferë nacionaliste në Turqi, në mënyrë që të korrë fitoren  e tij të radhës  në referendumin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese”.

Një ditë më parë, gjatë një takimi në Stamboll, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan shtoi retorikën e tij kundër Gjermanisë, deri në kërcenim.

“Nëse dua të vij në Gjermani, e bëj. Dhe nëse ju nuk më lejoni të hyj nëpërmjet portave tuaja apo më ndaloni të mbaj një fjalim, atëherë do të ngre botën në këmbë”.

Situata mes Gjermanisë dhe Turqisë është përkeqësuar që prej momentit kur autoritet turke arrestuan një gazetar të së përditshmes gjermanë “Die Welt”, për të cilin Erdogan tha se është një terrorist.

Nga ana tjetër gjermania ka ndaluar mbajtjen e mitingjeve të zyrtarëve turq në Gjermani me rastin e referendumit të ndryshimeve kushtetuese që i rrisin kompetencat presidentit të vendit. /Ora News/

Leave a Reply

Back to top button