Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër sulmin në aeroportin Ataturk në Stamboll, duke deklaruar se qëllimi i sulmuesve ka qenë “të varros Turqinë duke vrarë të pafajshëm”. “Shihet qartë se qëllimi i këtij sulmi nuk ka qenë arritja e ndonjë rezultati, por krijimi i materialeve propaganduese kundër vendit tonë dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm”, ka shtuar Erdogan, transmeton Telegrafi.
Erdogan ka thënë se pret nga bota që të marrë “qëndrim të fortë” kundër grupeve terroriste, dhe ka bërë thirrje për një luftë të përbashkët kundër terrorizmit. Sipas AP sulmi është kryer gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe se Erdogan ka deklaruar se kjo tregon qartë se “terrorizmi sulmon pavarësisht fesë dhe vlerave”. Erdogan është i bindur se Turqia nuk do të heq dorë nga lufta kundër terrorizmit dhe se vendi i tij ka “fuqinë, vendosmërinë dhe kapacitete që kësaj lufte ti shkojë deri në fund”. /Telegrafi/