Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka firmosur reformën kushtetuese e cila fut sistemin presidencial në Turqi, të miratuar nga Parlamenti në Ankara muajin e kaluar, duke i hapur dritën jeshile thirrjes së referendumit përkatës. Data e konsultimit, që do të fiksohet në orët e ardhshme nga Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK), ka shumë të ngjarë të jetë 16 prilli./bota.al
Less than a minute