Bota

Erdogani shpall fitoren. Opozita kërkon rinumërim në 60% të kutive

Votat pro ndryshimeve kushtetuese, që i japin Presidentit turk Erdogan kompetenca pothuaj të pakufishme, janë në avantazh, por tre qytetet më të mëdha të Turqisë dhe juglindja kryesisht kurde kanë votuar kundër.

Votat pro ishin në 51.3% pas numërimit të pothuaj 99 përqind të kutive të votimit, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Burimet nga presidenca bënë të ditur se Erdogani i telefonoi Kryeministrit Binali Yildirim dhe liderit të partisë nacionaliste MHP, për t’i përgëzuar. Burimet cituan Erdoganin, që të ketë thënë se rezultati i referendumit ishte i qartë.

Por Partia Republikane Popullore në opozitë tha se do të kërkojë rinumërim në 60% të kutive, duke protestuar kundër një vendimi të minutës së fundit të bordit zgjedhor, për të pranuar votat pa vulë, si vota të vlefshme.

“Do të ndjekim betejën ligjore. Nëse parregullsitë nuk ndreqen, do të ketë një debat serioz për legjitimitetin”, tha zëvendës kryetari, Bulent Tezcan. /bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button