Nga Stefan Uivër
Me fitoren e mongolëve në betejën e Seljukut në vitin 1293, si dhe marrjen e asaj ish perandorie, një turk ambicioz me emrin Osman (Atman/Otman) u shfaq si Bej, ose Princ i një shteti vasal turk, i reshtuar me Seljukun. Një brez përpara tij, fisni i Osmanit, Kaji, kishte marrë Bitinian bizantine në veriperëndim të Anadollit. Ambicia e tij, zgjuarsia politike, besimi dhe aftësitë ushtarake do të ndryshonin botën. Ndjekësit e tij u quajtën Osmanllinj. Ndryshe, i njohim si Otomanë.
Historitë e hershme, të përcjellë gojarisht përmes nomadëve, ndoshta hedhin pakëz dritë mbi mënyrën se si fisi Kaji erdhi të jetojë në perëndim të Anadollit. Duket një gjë e drejtpërdrejtë dhe reale, ndryshe nga mitet dhe legjendat që rrethojnë shpesh historitë e përcjella gojarisht. Versioni i shkurtër thotë se Ertrugruli, babai i Osmanit I, udhëhoqi fisin e turqve Kaji në perëndim të atij që sot është Turkmenistani, deri në Anadoll. Ata po u iknin mongolëve, të cilët tashmë ishin të bashkuar dhe po mësynin drejt perëndimit. Besohet se Ertugruli i kishte bërë një betim besnikërie Sulltanit…
[real3dflipbook id=”1079″] |