Your Life

“Është e trishtë, po ndërron jetë gjenerata e hekurtë, më e bukura, ajo që na ka dhënë jetën…”

Po ndërron jetë gjenerata e hekurtë, për t’i lënë vend gjeneratës së kristaltë. Ai ka qenë brezi që, pa studiuar asnjëherë, i ka edukuar më së miri fëmijët e vet. Ajo që, pavarësisht mungesës së gjithçkaje, nuk e ka lejuar asnjëherë të mungonin gjërat bazike në shtëpi. Edhe pse të rritur mes shumë mungesash e vështirësish, kanë ditur të gjejnë alternativa për të zëvendësuar çfarë u mungonte, në mënyrë që t’i rrisnin mirë fëmijët e tyre.

Ka qenë gjenerata, e cila i ka mësuar fëmijëve vlerat më të rëndësishme në jetë, duke nisur nga dashuria dhe respekti për veten dhe për personin që kemi përballë, e duke përfunduar tek ato që ndoshta duken vlera të vogla, por që kanë rëndësi të madhe, si mirënjohja dhe falenderimi i të tjerëve, apo falja në raste gabimesh.

Po ndërrojnë jetë ata që edhe pse jetonin me pak kushte, sërish nuk ndiheshin të kufizuar për këtë gjë. Ata që kanë punuar që të vegjël dhe që na kanë mësuar të përqendrohemi më së miri tek vlerat e gjithçkaje, jo tek çmimin i tyre. Fatkeqësisht, është marrë në konsideratë e kundërta, sot po përqendrohen më shumë tek çmimi se sa tek vlerat.

Po vdesin ata që kanë kaluar mijëra vështirësi pa u dorëzuar, që na kanë mësuar se si të jetojmë me dinjitet. Ata që, edhe pse kanë kaluar një jetë të tërë me sakrifica dhe vuajtje, po largohen gjithsesi me ballin lartë, krenarë për jetën që kanë jetuar. Po vdesin ata që na kanë mësuar të jetojmë pa frikëra. Është e trishtë, po ndërron jetë gjenerata e hekurtë, më e bukura, ajo që na ka dhënë jetën…

Back to top button