“Olimpico” shurdhues, Umtiti duhet të ikë! 5 gjëra për t’u mbajtur mend nga Roma-Barça
Olimpico shurdhues
Kjo po që ishte një atmosferë futbolli! Tifozët e Romës ishin lojtari i 12, 13, ndoshta 14. Ata e mbështetën skuadrën që nga minuta e parë dhe morën atë që meritonin në minutën 94. Prania e tyre ishte e prekshme, pasi sa herë që Barça niste sulmet, lojtarët e gjenin veten të rrethuar nga një kope ujqish, lojtarët e Romës, a thua këta kishin një lojtar më shumë në fushë.
Umtiti të rishikojë pozicionin e tij
Nëse francez mendon që meriton kontratë të re, nuk e meriton! Pikë. Pikërisht në ndeshje si kjo e fiton një rritje page, dhe jo kundër Leganesit. Fatkeqësisht, lojtari bëri autogol kur nisi të flasë për rritje page pa kaluar as dy vite tek Barcelona. Na vjen keq Samuel, por nuk e meriton.
Barcelona 2018, apo Stoke City 2010?
Blaugranat u mbyllën në gjysmëfushën e tyre dhe dukej se nuk kishin shanse të dilnin. Iniesta ishte gjithmonë i rrethuar nga një apo dy vetë. Kështu që, duke mos patur zgjidhje më të mirë, Pike dhe të tjerët kërkonin me topa të gjatë dhe të lartë një Suarez 1.82 metra. Eshtë taktikë e mirë kur ke një xhirafë atje përpara, apo të paktën Edin Dzekon, i cili ishte i mrekullueshëm për ekipin e tij. Nuk është taktikë e mirë kur njeriu më i gjatë që ke, është pikërisht ai që lëshon topin e gjatë. Domethënë Pike.
Ndërrimeeeeeee
Pranoje Ernesto! Ishte humbja jote, pikësëpari. Barcelona pëson golin e parë – asnjë reagim. 2-0 për Romën dhe asnjë strategji reale – asnjë reagim. Barcelona pëson golin e tretë – dhe ti fut Andre Gomesin? Seriozisht?
Për një sezon të tërë, njerëzit kanë folur se sa fleksibël është ekipi i Barcelonës, sa shumë plane B dhe lojtarë të tjerë ka si asa nën mëngë. Dhe ka funksionuar. Dhe çuditërisht, Valverde e braktisi këtë taktikë. Pikërisht në këtë natë!
Nuk ka mbaruar, deri kur të mbarojë
Ernesto Valverde kish të drejtë kur kish bërë vlerësimin e tij pas fitores 4-1 në Barcelonë. Ishte shumë mirë për tifozët, një avantazh me tre gola, me një gl të pësuar në fushën tënde. Për Valverden, nuk ishte. Fatkeqësisht, kishte të drejtë. Edhe Jurgen Klopp tha të hënën se “as Barcelona nuk është kualifikuar ende”.
Do të duhet pak kohë për ta kapërdirë, por për momentin tifozët do të duhet të shohin këtë gjëra në mënyrë shumë më të matur, edhe përballë skuadrave më inferiore. Eshtë futbolli i 2018-ës dhe është i ÇMENDUR! / bota.al