“Eshtë pilot rus! Allahu Akhbar!” Dhe nën thirrjen “Allahu është i madh”, një komando rebelësh sirianë që i përkasin Brigadës së Dhjetë kanë vrarë një prej pilotëve që pilotonin avionin gjuajtës rus, i cili u rrëzua nga F-16 turq.
Më pas, rebelët kanë shpërndarë në internet një filmim, ku shihet kufoma e pilotit.
“Kemi vrarë një pilot rus në provincën e Latakias”, brohorasin rebelët e Brigatës së Dhjetë në rrjetet sociale. Piloti është vrarë nga rebelët sirianë, teksa përpiqej që me parashutën e tij, të shkonte drejt një zone që është nën kontrollin e regjimit të Damaskut.
“Kur janë hedhur, janë përpjekur vazhdimisht ta drejtojnë parashutën drejt zonës së kontrolluar nga diktatori Bashar al Assad – ka shpjeguar Jabir Ahmad, zëdhënës i Brigatës së Dhjetë. Por njerëzit tanë arritën ta qëllojnë para se të ikte dhe kufoma e tij ra në zonën e çliruar”.
Çfarë ndodhi
Një avion ushtarak rus është rrëzuar, sipas CNN turk, nga avionët ushtarakë turq për shkak se kishte shkelur hapësirën ajrore të Ankarasë. Ministria e Mbrojtjes në Moskë, e cituar nga Ria Novosti, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një avion gjuajtës rus. Sipas ministrisë, bëhet fjalë për një SU-24, i rrëzuar “supozohet” nga një sulm nga toka. Moska thotë se avioni nuk kishte shkelur hapësirën ajrore turke.
Televizioni Haberturk ka publikuar një video të momentit të rrëzimit të mjetit në territorin sirian, në fshatin e Jamadisë, në zonën e latakias.
Sipas dëshmitarëve të cituar nga CNN turk, dy pilotët e avionit ushtarak kanë mundur të katapultohen dhe të ulen me parashutë: njëri është kapur nga militantët turkomanë antiAssad në veri të Sirisë, ndërkohë që tjetri rezulton ende i zhdukur.
Siaps faqes së internetit Sabah, urdhëri ëpr rrëzimin e avionit ushtarak në kufirin me Sirinë, sipas rregullave të angazhimit të ushtrisë, ka ardhur nga kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i informuar për shkeljen e hapësirës ajrore nga Shefi i Shtabit, Hulusi Akar.
Burime ushtarake turke kanë konfirmuar rrëzimin e avionit nga ana e gjuajtësve F-16 të Ankarasë./Bota.al
https://www.youtube.com/watch?v=nLIFT6cTkJU