Bota

Europa: Një kështjellë që nuk është nën rrethim

Sipas të dhënave të përcjella nga UNHCR-ja, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët – nga 258 milion emigrantët që në 2017 kanë lënë shtëpinë e tyre, mbi 68 milion janë emigrantë të detyruar, domethënë individë që e kanë braktisur shtëpinë e tyre pasi janë shtyrë nga dhuna të kryera në situata lufte apo jostabiliteti, por edhe nga efektet e shkaktuara nga ndryshimet klimaterike dhe nga pabarazitë që burojnë nga aksesi në resurse (tokë, ushqim, ujë). Nga këta, 25.8 milion gëzojnë statusin e refugjatit (prej të cilëve rreth 20 milion nën mandatin e UNHCR-së), mbi 40 milion janë të brendshëm, domethënë njerëz që janë larguar nga shtëpia, por nuk kanë kaluar një kufi ndërkombëtar, dhe 3.2 milion kërkues azili në pritje që autoritetet kompetente të vendit pranë të cilit kanë paraqitur kërkesën të vendosin që t’ua njohin ose jo statusin e refugjatit.

Në më pak se dy dekada, numri i emigrantëve të detyruar në botë është dyfishuar dhe një prej arsyeve është me karakter gjeopolitik: “Shpërbërja e shteteve paskoloniale midis Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Europës Juglindore”. Në 2017, 16.2 milion persona janë detyruar që të marrin rrugët: 11.8 milion të shpërngulur të brendshëm dhe 4.4 milion midis refugjatëve dhe kërkuesve të azilit. Duke bërë llogaritjet e duhura, në vitin e mësipërm, rreth 44400 persona në ditë kanë lënë shtëpitë e tyre. Edhe në rast se do të zgjidheshin konfliktet në zhvillim në zonën MENA (Middle East and North Africa) që të vetëm shkaktojnë largimet e një numri njerëzish proporcional me intensitetin dhe me zgjatjen e dhunave, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimet, në më pak se 50 vjet të shpërngulurit klimaterikë vërtiten midis 25 milionëve dhe 1 miliardit, për më tepër të shpërndarë në Bangladesh, Indi, Kinë, Indonezi e në Filipine, por edhe në vende të ndryshme të Afrikës subsahariane. Përballë këtyre numrave, nevojiten disa konsiderata: nëse nga njëra anë popullsia botërore, që ka tejkaluar 7 miliard e 600 milionët, duket sedentare, nga ana tjetër 258 milion njerëz që për shkak të ndryshimeve klimaterike, politike, ekonomike dhe sociale janë në lëvizje, përfaqësojnë kërkesën më të rëndësishme të mobilitetit me të cilën njerëzimi është dashur të përballet. Një qasje shteto – centrike ndaj temës së migrimeve është tejkaluar nga realiteti; ajo që qeveritë botërore duket se interpretojnë si një gjendje e përkohshme është një fenomen me karakter strukturor, që si i tillë duhet përballuar në nivel mbikombëtar.

Në vitin 2017 85% e refugjatëve nën mandatin e UNHCR-së ndodhej në rajone të ashtuquajtura “në rrugën e zhvillimit”, domethënë të varfëra dhe shumë të varfëra. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve ndodhej në zonën MENA: 39% teksa Europa, përfshi këtu Turqinë (vendi me numrin më të lartë të refugjatëve të pranishëm në territorin e tij), mirëpret më pak se 10%: për saktësi, 6%. Kjo sepse vendi ku e kanë origjinën flukset është vendi i destinacionit i të ardhurve. Në 2017 mbi 68% e refugjatëve të të gjithë botës vinte nga 5 vende: Republika Arabe Siriane (6.3 milion), Afganistani (2.6 milion), Sudani i Jugut (2.4 milion), Myanmar (1.2 milion) dhe Somalia (986000), ndërsa shtetet me numrin më të lartë në territor qenë Turqia (3.5 milion), Pakistani (1.4 milion), Uganda (1.2 milion), Libani (1 milion), Republika Islamike Iraniane (979400). Parimi i përgjegjësisë ndërkombëtare të përbashkët, që 145 vende vendosën në Gjenevë dhe do të duhej të udhëhiqte veprimet e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e civilëve në kohë lufte, larg nga të qenit i respektuar prej të gjithë komunitetit nënshkrues është respektuar vetëm prej nevojave të imponuara nga afërsia gjeografike. Dhuna endemike midis Irakut, Sirisë, Paalestinës dhe Jemenit detyron vende si Turqia, Jordania dhe Libani (ky i fundit veç të tjerash jo i pranishëm në Gjenevë) që të mirëpresin miliona njerëz që i kalojnë kufijtë më këmbë. Kaosi libian i shtyn shumë njerëz që ta kërkojnë fatin ne Tunizi e kështu me radhë.

Sikur ai që ndan europianët nga zona MENA apo nga Afrika subsahariane të mos ishte Mesdheu, sipas të gjitha gjasave kontinenti do të zhytej në një dramë rajonale të krahasueshme me atë që në pjesë të globit përfshin më shumë shtete e më shumë popuj të detyruar, pa dëshirën e tyre, që ta ndanin barrën e mikpritjes.

 

Kalimi i Mesdheut: numra dhe rrugë

Vlerësohet se duke filluar nga mesi i viteve ’90 kanë vdekur mbi 25000 persona në tentativën për të kaluar atë që romakët e quanin Mare Nostrum. Sipas të dhënave të paraqitura nga UNHCR-ja më 2015 përballë 1015877 hyrjeve nëpërmjet detit, të vdekurit dhe të zhdukurit qenë 3771. Në vitin 2016 të ardhurit gjithmonë nëpërmjet detit ranë në mënyrë drastike në 363425, por u rrit numri i të vdekurve dhe i të zhdukurve krahasuar me një vit në 5096. Në vitin 2017 hyrjet u zvogëluan akoma në 172324, por u numëruan 3139 viktima, që në vitin 2018 zbritën akoma në 2277 në një total prej 116647 hyrjesh. 530 janë të vdekurit dhe të zhdukurit në vitin 2019 (përditësim më 7 qershor). Janë tri rrugët që ndjekin emigrantët trans – mesdhetarë, që u korrespondojnë atyre tashmë të përdorura nga kontrabanda ndërkombëtare e drogës, armëve dhe e veprave të artit: ajo perëndimore, ajo qendrore dhe ajo lindore. “Rripa transimisioni që shtrihen me mijëra kilometra të cilat transportojnë burra, gra e fëmijë (shumë jo të shoqëruar) nga zemra e Afrikës së zezë dhe nga Azia Perëndimore deri në Berlin, Paris, Stokholm apo drejt vendqëndrimeve të improvizuara e të përkohshme kudo që është e mundur. Të tri korridoret mesdhetare përkojnë me basenet respektive të privilegjuara: Afrikë Perëndimore, Afrikë Qendrore dhe Bri i Afrikës, Levant sirian”. (L. Caracciolo, Extraeuropei ed ex europei).

Kalimi i Mesdheut përfaqëson rrugën e vetme të aksesit për ata nga kontinenti afrikan dhe nga Lindja e Mesme vendosin që të provojnë të futen në kështjellën europiane. Në mungesë të një politike që synon pikërisht nga diversifikimi i regjimit të vizave dhe megjithëse duke mbajtur parasysh propozimet e ndodhur në komunikatën e shtypit të lëshuar nga Komuniteti Europian në marsin e 2018, ashtu edhe marrëdhëniet e lavdërueshme të iniciativës të diskutuara në Parlament, mbi 90% e azilkërkuesve në Europë kanë hyrë ilegalisht. Kështu, në vend që t’i sigurojë mbrojtje azilkërkuesve që do ta kishin të drejtë, duke u ofruar atyre rrugë të ligjshme për arritjen e Europës, si korridori humanitar, Bashkimi Europian lejon që “marrjen” me këta persona të kryejnë organizata kriminale të menaxhuara nga trafikantë, të cilët përcaktojnë tarifa, rrugë dhe afate. Në vitin 2014 emigrantët e hyrë nëpërmjet detit në hapësirën europiane qenë 215690 persona, prej të cilëve 70% të zbarkuar në Itali (rreth 170000) dhe më pak se 20% në Greqi (rreth 43000). Në një total prej 225445 hyrjesh ilegale nëpërmjet detit dhe tokës.

 

Kriza e 2015

Për shkak të zgjatjes dhe intensifikimit të konfliktit në Siri dhe vëmendjes së papritur të arritur nga rruga mesdhetare lindre, në vitin 2015 në ishujt Lesbos, Chios, Samos, Leros dhe Kos zbarkuan 856000 persona të nisur nga Turqia fqinje. Në harkun e 12 muajve, 1015068 individë kaluan Mesdheun në proporcione të përmbysura krahasuar me një vit më parë, 84% e totalit arriti në Greqi, ndërsa vetëm 15% e refugjatëve zbarkoi në Itali (159000) duke përdorur rrugën mesdhetare qendrore. Në një total prej 1032408 hyrjesh të paligjshme nëpërmjet detit dhe tokës. Midis tyre, rreth 500000 sirianë (prej të cilëve 51% gra e fëmijë), 213000 afganas dhe 92000 irakenë. Të njëjtat numra regjistrohen përgjatë rrugës ballkanike, e përshkuar nga refugjatë që shkojnë drejt Europës Veriore. Sipas të dhënave të siguruara nga Frontex, në 2015 kaluan gjatë kësaj rruge 764033 persona: në muajt e parë të vitit kryesisht kosovarë e shqiptarë dhe, duke filluar nga marsi, gjithnjë e më shumë sirianë, afganas dhe irakenë të hyrë në Greqi, por të drejtuar për më tepër nga Gjermania. Qindra mijëra persona në drejtim të Austrisë, Gjermanisë dhe Suedisë kaluan Ballkanin duke kaluar nga Serbia apo nga Hungaria ose, në alternativë, nga Kroacia e nga Sllovenia. Vendeve të prekura nga rruga ju desh që të menaxhojnë një presion migrator të paprecedent në historinë e Bashkimit Europian, të tillë sa të justifikojë – sipas thënieve të qeverive respektive – mbylljen e kufijve, pezullimin pasues të Schengen (14 herë në 6 muaj) dhe ngritjen e ngutshme të mureve e barrierave në tentativën e frenimit të një fluksi të pandërprerë njerëzish në kërkim të rrugëve ende të hapura. Në fund të gushtit, Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania ishte e gatshme t’i priste të gjithë refugjatët sirianë që do ta bënin kërkesën e tyre brenda 2015 dhe se refugjatëve të ardhur nga ku vend nuk do t’u kërkohej që të tregonin shtetin anëtar të Bashkimit Europian nga i cili kishin hyrë.

Sipas detyrimeve komunitare të ndodhura në Traktatin e Lisbonës dhe në rregullimin e Dublinit III, vendi i parë europian që preket duhet të jetë ai pranë të cilit azilkërkuesi drejton kërkesën e tij. Kështu që nuk habit fakti që Gjermania ka marrë gjatë po të njëjtit vit 476000 kërkesa për azil, edhe pse refugjatët e hyrë në vend do të ishin shumë më tepër; autoritetet gjermane referuan se kishin numëruar mbi 1 milion persona gjatë fazës paraprake të mikpritjes. Iniciativa gjermane pati sukses dhe kontribuoi si në rritjen flukseve, ashtu edhe në transformimin e të gjithë refugjatëve në sirianë. Në këtë pikë, të çliruar momentalisht nga respektimi normativës në fuqi mbi kontrollin në kufij, vendet e rajonit filluan punën për lehtësimin e tranzitit të refugjatëve. Rruga ballkanike u përshkua në 2016 nga 130325 persona pavarësisht se ishte ndaluar me mbylljen e kufirit austriak dhe, më pas, të atij të vendeve kufitare: Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni e Turqi dhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së arritur midis Brukselit dhe Ankarasë. Në fakt, duhet nënvizuar se nëqoftëse në muajin janar numëroheshin përgjatë të njëjtës 128000 persona, në dhjetor qenë më pak se 3000.

Në fakt, pas muajve negociata, Ankaraja u impenjua nga 20 marsi 2016 që të marrë mbrapsht këdo të nisur nga brigjet e saj e të futur ilegalisht brenda territorit të Bashkimit Europian, i cili në shkëmbim do të mirëpriste 1 refugjat (midis atyre që ndodhen në kampet e refugjatëve) për çdo emigrant të përzënë. Ky mirëkuptim parashikonte një financim europian për Ankaranë prej 6.6 miliard eurosh dhe një liberalizim – të pjesshëm, në kushte të caktuara – të vizave për qytetarët turq drejt Europës. Marrëveshja midis Bashkimit Europian dhe Turqisë dha efektet e shpresuara. Më 2016 hyrjet nëpërmjet rrugës mesdhetare lindore qenë 173450 (të cilëve i duhen shtuar 3300 persona që hynë nga toka), një numër dukshëm më i vogël se ai i regjistruar vetëm në tetorin e 2015, kur kaluan nga brigjet turke në ato greke të Egjeut 211663 persona, me një mesatare prej 6828 në ditë. Më 2016 u kalua nga 2175 hyrjet e përditshme të janarit, në 96 hyrjet e tetorit deri në 54 hyrjet e dhjetorit (burimi UNHCR). Në vitin 2017 personat e regjistruar përgjatë rrugës ballkanike qenë 12179, ndërsa në 2018 zbritën në 5869, kryesisht afganë, pakistanezë dhe iranianë. Me një ritëm shumë më të ngadaltë vazhdon procesi i transferimit dhe i rishpërndarjes së emigrantëve përgjatë kufirit turko – grek. Nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, vlerësohet se vetëm 15000 emigrantë – prej të cilëve 2164 të “detyruar” dhe mbi 12000 nën mburojën e Assisted Voluntary Return and Reintegration Programme – e kanë lënë Greqinë për t’u kthyer në Turqi dhe se vetëm 12476 refugjatë, kryesisht sirianë, janë transferuar nga gadishulli anadollas brenda Bashkimit Europian.

Në  dy vjeçarin 2016 – 2017 rruga mesdhetare qendrore bëhet segmenti më i përdorur nga refugjatë dhe emigrantë për të arritur Europën. Italia fillon të përfaqësojë portën kryesore të aksesit për 181400 persona më 2016, në masën 90% të nisura nga zona e Sabratha në Libi dhe 119400 më 2017. Midis tyre kishte edhe nga ata që kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare, nga ata që ishin viktima të trafikantëve dhe nga ata që ishin në kërkim të një jete më të mirë. Faktikisht, nëse rruga mesdhetare lindore përshkohet akoma më 2016 nga 176800 persona të hyrë në Greqi (nëpërmjet detit dhe tokës), më 2017 do të zgjidhet nga 35400 persona (29700 të hyrë nga deti dhe 6700 nga toka). Të dhënat e 2018 evidentojnë një ridimensionim të ekuilibrit midis rrugëve: ndërsa rruga qendrore numëron numrin më të vogël e nisjeve nga 2012, me 23400 hyrje në Itali, rruga lindore (50500 në Greqi, prej të cilëve 32500 nga deti dhe 18000 nga toka) dhe sidomos ajo perëndimore ka rifituar rëndësinë. Rruga mesdhetare perëndimore, që nga Maroku kalon nëpër Europë nëpërmjet Spanjës, përfaqëson portën kryesore hyrëse për Bashkimin Europian: 65400 (58600 nëpërmjet detit dhe 6800 nëpërmjet tokës) me një rritje të hyrjeve prej 131% karshi një viti më parë (28300 më 2017).

 

Politika jo e arrirë europiane në fushën e migracionit

Kompetenca e Bashkimit Europian në lëmin e politikave migratore dhe e drejta e azilit është konkurruese, domethënë kufizohet në respektimin e parimit të solidaritetit dhe të shpërndarjes së barabartë të përgjegjësisë midis shteteve anëtare. Thënë me fjalë të tjera: je i lirë për të mos qenë i përgjegjshëm. Pavarësisht krijimit në Migration Partnership Framework në qershorin e 2016, çdo vend vazhdon që të mbrojë interesin e vet specifik. Në provim të kësaj rezultati shumë nën pritshmërinë i planit të rishpërndarjes i adoptuar nga Këshilli Europian në verën e 2015 dhe i përfunduar më 26 shtator të 2017. Ky mekanizëm emergjence mbi bazë vullnetare ishte konceptuar për të transferuar njerëz që kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare nga dy shtetet e kontaktit të parë si Italia dhe Greqia në një shtet tjetër anëtar i Bashkimit Europian. Programi do të duhej të favorizonte rishpërndarjen e 98000 subjekteve: 63302 nga Greqia dhe 34953 nga Italia, por me skadimin e afatit 2 vjeçar janë transferuar vetëm 31503 të tillë.

Iniciativa u mirëprit nga thuajse totaliteti i shteteve anëtare të Bashkimit Europian që do të duhej të vinin në dispozicion një numër vendesh proporcional me PBB-në, ndërsa u refuzua nga Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka. Veç të tjerash, marrëveshja parashikonte që të transferoheshin në vendin mikpritës 6000 euro për çdo person të pritur, ndërsa vendit të kontaktit të parë, të cilit i takonte detyra e individualizimit të subjekteve për t’u rishpërndarë, me përparësinë atyre më të dobët, do t’i garantohej një dëmshpërblim prej 500 eurosh. Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia refuzuan që të mirëpresin respektivisht 2691, 1294 dhe 6182 persona, por edhe kush u ngut fillimisht ta mbështesë planin nuk u përpoq më shumë se kaq: Austria, e cila ka rishpërndarë 15 persona të ardhur nga Italia, do të duhej të merrte përsipër 1953 të tillë. Po kështu edhe Franca, e cila ka mirëpritur 4699 persona në vend të 19174. Përballë krizës humanitare dhe politike të gjeneruar nga vala e azilkërkuesve që gjatë 2015 është derdhur në Greqi dhe prej andej në Europën Qendro – Veriore,  Bashkimi Europian ka demonstruar natyrën e tij prej (jo) aktori gjeopolitik.  

 

Konkluzion

Kontinenti europian nuk është nën sulm, pasi është i ndarë gjeografikisht nga polet e krizës ndërkombëtare dhe nga personat në arrati prej tyre, si edhe nga nga një sipërfaqe ujore e përfaqësuar nga Deti Mesdhe. Kalimi i tij është i rrezikshëm, përveçse i kushtueshëm; kush është i motivuar – për arsye nga më të ndryshme – që të arrijë Europën duhet t’u besojë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe, më në përgjithësi, fatit. Të vdekurit në atë që qe Mare Nostrum janë turpi i Europës dhe dështimi i klasave drejtuese që kufizohen të ndërgjegjësohen nga kjo kusht gjeopolitik i favorshëm, që i pengon miliona personave tashmë në lëvizje që ta arrijnë kështjellën më këmbë. Çdo shtet anëtar vendos në mënyrë të pavarur në lëmin e politikave migratore. Mbrojtja e kufijve të jashtme të Bashkimit Europian duket se është prioriteti i institucioneve europiane. Në prillin e 2019 Parlamenti Europian ka miratuar një plan që do t’i japë Agjencisë së Rojeve Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) një trupë të përhershme prej 10000 njerëzisht brenda vitit 2027.

Në pritje që integrimi të procedojë në terrenin politik, alternativat mungojnë. Hidhet shikimi tjetërkund, ekstrenalizohet menaxhimi i fenomenit migrator – pavarësisht se shifrat e reduktuara mundësojnë që të bëhet ndryshe – duke ua besuar vendeve si Libia fatin e njerëzve që, nëqoftëse emigrojnë për motive ekonomike, nuk janë të ndryshëm nga 5114469 italianët që sipas AIRE-s banojnë jashtë vendit, por nëse vihen në lëvizje për arsye të tjera, kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare, që nuk do ta gjejnë në burgjet libiane, të njohura për Kombet e Bashkuara qysh më 2017. Frontex ka llogaritur një reduktim prej 92% në numrin e të ardhurve respektivisht pikut të arritur më 2015, duke regjistruar hyrjen e 28560 emigrantëve të paligjshëm në muajt e parë të 2019, prej të cilëve 21591 nëpërmjet detit dhe 6969 nëpërmjet tokës. Vendet kryesore të nisjes janë Afganistani, Maroku, Siria, Guinea dhe Mali.

(nga Zeppelin)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button