Britania nuk e ka ndarë asnjëherë vizionin federalist të Europës, shkruan Jeremy Warner, në një koment të botuar në të përditshmen britanike The Daily Telegraph. Kështu që, dalja e saj nga Bashkimi Europian solli një ndjesi çlirimi për elitat e Europës. Sigurisht, disa kanë mendimin se ndikimi përçarës i Mbretërisë së Bashkuar ishte në rrënjë të të gjithë telasheve të Europës, dhe që tani mund të vazhdojnë me parimin “business as usual”.
“Por ky është një gabim i madh”. Sepse, po ata faktorë që nxitën daljen e Britanisë – shqetësimet për imigrimin, mangësia e vendeve të punës, “shtimi i ligjeve në favor të të huajve” – janë po aq të dukshëm edhe në kontinent. Theresa May ia ka dalë që të ri-interpretojë këtë fryrje të opinionit publik si një votë për “Britaninë globale”. E megjithatë, partitë centriste të Europës nuk janë të afta për këtë lloj udhëheqjeje “të shkuarjes me erën”. Ato nuk pranojnë të bëjnë asnjë lëshim ndaj ndjenjave nacionaliste, për shkak se kjo bie ndesh me projektin e tyre të çmuar të Europës. Por në të njëjtën kohë, as nuk guxojnë të çojnë deri në fund një integrim të plotë politik të BE-së. Kështu që, vetëm zvarriten përpara. Ndëshkimi i Mbretërisë së Bashkuar për daljen nga klubi, u duket më e rëndësishme se sa marrja me problemet që e shkaktuan. “Eshtë një qasje me siguri vetëshkatërruese”, përfundon komenti i Warnee. / www.bota.al