Analiza

BE DREJT ZGJEDHJEVE (IV) / Të gjithë rrugët të cojnë në Berlin

LIBRI i MARTIN SCHULTZ – “Gjigandi i lidhur me zinxhirë. Shansi i fundit për Europën?”

Europa ishte një ëndërr, u shndërrua në një tërësi rregullash, shpesh herë të pakuptueshëm. Europa është një model garanBerlincish sociale, i shpërbërë prej politikave të kursimit, të cilat iu imponuan qeverive prej spekulimeve dhe dështimeve të financës. Europa, sic e kishin imagjinuar baballarët themelues të saj, është reduktuar në një kështjellë kafkiane, e banuar nga një burokraci që kushton shumë dhe që është shumë larg qytetarëve. Sot, gjithcka rrjedh kundër Europës: varfëria e krijuar rishtaz, valët e populizmit, nostalgjia për monedhat dhe kufijtë kombëtarë, bizantinizmat e udhëheqësve të saj politikë, të cilët lundrojnë jo me busull, por me sy, dhe që janë shumë të aftë (me njërin sy nga sondazhet e brendshëm) vetëm për të bërë “lojën e fajësimit” të Brukselit për të gjithë lajmet e këqinj.

Dhe nëse kjo është diagnoza e sintetizuar, mund të kuptohet se si fundosja e plotë dhe e pakthyeshme mund të rezultojë një mundësi jo shumë e largët. Ajo që qytetarët europianë e kanë të vështirë ta imagjinojnë janë skenarët që do të hapeshin, me shembjen e institucioneve komunitarë dhe fundin e monedhës së përbashkët. Sadoqë disa “daullexhinj” të politikës arrijnë të bëjnë joshës rikthimin tek kufijtë dhe monedhat kombëtare, pasojat për ekonominë dhe jetën e qytetarëve do të ishin katastrofike. Për më tepër, me rrengun e riprodhimit, me kosto sociale dhe ekonomike edhe më të larta, një kuadër të ngjashëm të politikave financiare. Me fjalë të tjera, të gjithë rrugët do të conin sërish në Berlin, tek arsyet dhe tek gabimet e Gjermanisë, tek origjina e një dimensioni europian të ndërtuar mbi rrënojat e luftërave botërore dhe rënies së Murit të Berlinit.

E vështirë të jesh optimist. Dhe pak muaj para zgjedhjeve, që mund të forcojnë në mënyrë dramatike ekipet populiste dhe antieuropiane që po përparojnë kudo nga pak, të duket pothuajse e pamundur një përmbysje e kësaj tendence. E megjithatë, një ilac ekziston. E thjeshtë dhe banale, si një aspirinë, që shpesh herë shtë i vetmi ilac kur temperatura është shumë e lartë. E thotë Martin Schulz, president i Parlamentit Europian, në librin e tij “Gjigandi i lidhur me zinxhirë. Shansi i fundit për Europën?”

Një europeist i hershëm, socialdemokrat dhe politikan gjerman, Schultz mund të hasë ndonjë vështirësi që të rezultojë i besueshëm, në mesin e kaq shumë pakënaqësie dhe armiqësie që shfaqet kudo dhe nga pak në drejtim të Gjermanisë. Aq më tepër që partia e tij politike, SPD, është ajo që me Gerhard Schroederin i ka mbështetur prej një kohe të gjatë masat shtrënguese dhe reformën e shpenzimeve publike, të cilat u futën fillimisht në Gjermani, e më pas iu imponuan pjesës tjetër të Europës.

Por analiza e saktë dhe kurajoze e deficitit europian dhe e përgjegjësive gjermane nuk duhet të fshehë dhe një realitet të ndryshëm, përvecse më qetësues, nëse opinionet publikë do të rigjenin dëshirën dhe pasionin për ta marrë në konsideratë. Europa është në fakt ende një model social që e kanë zili, të cilin e aspirojnë popuj dhe kombe që janë jashtë saj. Eshtë një pakt integrues mes kombeve, që ka gjetur dhe gjen imitues në pjesë të ndryshme të botës. Monedha unike është një realitet vendimtar në skenën globale, që është vënë në diskutim më shumë prej paragjykimeve, se sa prej alternativave konkurruese. Shoqëria europiane, sado që në regres ekonomik, është ende zona më e përparuar e botës, nga pikëpamja civile dhe sociale. Aq shumë e rehatuar mbi “pushtimet” e saj të paqes, demokracisë dhe mirëqenies, saqë ka harruar me shpejtësi pikënisjen.

Sigurisht, paralajmëron Schultz, nuk është e shkruar në traktate se si mund të dilet nga kriza, por është e shkruajtur në ADN-në e qytetërimit europian, se si mund të rigjehen arsyet e udhës sonë. Eshtë një cështje kohezioni politik, cilësie e klasave drejtuese, pedagogjie dhe ndjeshmërie të brezave të rinj. Gjigandi është në kafaz. Por gjithësesi, ai mbetet një gjigand. Këtë mos ta harrojmë.

CDS

Leave a Reply

Back to top button