Bota

Facebook në telashe, Zuckerberg thirret nga Parlamenti britanik

Komisioni Parlamentar britanik mbi Kulturën, Mediat dhe Digjitalen  ka kërkuar Mark Zuckerbergut që të shfaqet për një dëgjesë mbi skandalin e lidhur me abuzimin me të dhënat e miliona përdoruesve. Në skandal përfshihen Facebook dhe shoqëria e konsulencës politike Cambridge Analytica. Lajmin e bëri të ditur kryetari i komisionit, Damian Collins, që ka cituar një letër drejtuar pronarit të kolosit amerikan të internetit, ku akuzohen drejtuesit e kompanisë se kanë “mashtruar” organizmin në dëgjesat e mëhershme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button