‘Ndrangheta i qëndron besnike vlerave të rrepta të kohëve të dikurshme, të nderit dhe besnikërisë. Emri i tyre vjen nga një fjalë në greqisht, që do të thotë kurajë ose besnikëri. Në mars 2006, Giovanni Morabito, nipi i kumbarit u dorëzua në polici pasi kishte qëlluar të motrën me armë në fytyrë. Ishte një vrasje nderi. E motra ishte ndarë nga i shoqi dhe kishte mbetur shtatzënë me një oficer policie. Ajo mbijetoi, por më pas mund të komunikonte vetëm duke tundur kokën. Pavarësisht besnikërisë, ‘Ndrangheta ka shumë luftëra ndërfisnore. Në vitin 1985, mosmarrëveshjet mbi rritjen e fuqisë së një klani shkaktuan një luftë të dytë të ‘Ndranghetas. Pas 6 vitesh dhe më shumë se 600 viktimash, nuk kishte një fitues të qartë. Kumbarët e ‘Ndranghetas u mblodhën për të zgjidhur këtë grindje. Në të morën pjesë edhe pjesëtarë të lartë të Cosa Nostras. Duke ndjekur këshillën e Cosa Nostras, ‘Ndrangheta krijoi një këshill të përbashkët për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Ata folën, dhe lufta mori fund. /www.bota.al
1 minute read