Enciklopedike

Fakte historike për të cilat gabohej Herodoti: Homoseksualiteti i persëve

Screen Shot 2015-07-18 at 23.41.24Homoseksualiteti, një marrëdhënie midis burrave të rritur dhe djelmoshave adoleshentë, ishte një praktikë kulturore e zakonshme në Greqinë e vjetër. Në Librin Një të Historive, Herodoti konstaton se grekët ua prezantuan homoseksualitetin persëve. Në një pasazh që përshkruan të drejtën e zgjedhjes së veshjeve Persiane dhe stilin e jetës poligam (ata martohen me shumë gra dhe mbajnë dashnore), Herodoti  vëren se persët çiftohen gjithashtu me djem – një praktikë që ata e mësuan nga Helenët (Grekët).

Studiuesit nuk kanë rënë dakord për origjinën e homoseksualitetit mes persëve, qysh nga kohët e vjetra, dhe jo shumë burime e mbështesin pretendimin e Herodotit. Për shembull, Plutarku debatonte se burrat persë kishin marrëdhënie me djemtë eunukë shumë kohë më parë se ata u takuan me kulturën greke. Gjithësesi, ne duhet të mbajmë në mendje se Plutarku mendonte për Herodotin se ishte një totalisht i krisur –  ai shkroi për keqdashjen e Herodotit, një ese që kritikonte Historitë për pasaktësitë dhe paraqitjet e gabuara të ngjarjeve. Sextus Empiricus, një filozof grek, shkruan se ligji pers (i cili ishte miratuar para takimit të dy kulturave) rekomandonte homoseksualitetin. Nëse Herodoti ishte gabim ose jo, ne e dimë se grekët krenoheshin me kulturën e tyre. Platoni rendiste homoseksualitetin, filozofinë dhe sportet nudiste si tre cilësi përkufizuese që ndanin grekët nga barbarët./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button