Horizonti.al

Fakte interesante: Të ardhurat nga bixhozi, nderimi i Sadamit në Detroit dhe çudira të tjera

Screen Shot 2015-08-31 at 12.43.42 PM

1. Të ardhurat që gjenerohen nga lojërat e fatit, janë më shumë se të ardhurat e marra së bashku që vijnë nga filmat, anijet turistike, muzika, parqet, dhe aktivitetet sportive.

2. Një krokodil aligator ka rreth 80 dhëmbë në gojën e saj në të njëjtën kohë. Ai mund të ketë rreth 3.000 mijë dhëmbë gjatë gjithë jetës së tij.

3. Në vitin 1980, ish-diktatorit irakian Sadam Huyein iu dha në shenjë nderimi, çelësi i bashkisë së Detroitit në SHBA.

4. Për shkak të mungesës së sheqerit për të bërë karamele gjatë Luftës së Dytë Botërore, pronarët e kinemave në SHBA filluan të përdornin kokoshkat. Prej atëherë, ato mbetën produkti më i preferuar gjatë parjes së një filmi në kinema.

5. Ekziston një lloj arkivoli, që mund të përdoret si raft për shishet e verës apo si tavolinë pikniku, para përdorimit të saj të fundit si arkëmort.

6. Pasi Kulla Eifel në Paris përfundoi së ndërtuari, një person gjeti vdekjen gjatë instalimit të ashensorit. Ironikisht, asnjë prej punëtorëve nuk vdiq gjatë ndërtimit të veprës gjigande.

7. Artisti gjeman Bernd Eilts krijon orë muri dhe skulptura të vogla me jashtëqitjen e lopëve.

8. Shoqata Amerikane e Automobilëve u formua në vitin 1905, me qëllimin e vetëm për të paralajmëruar shoferët mbi mashtrimet e policëve me shpejtësinë.

9. Në vitin 1980, kishte vetëm një vend të vetëm në botë që ende nuk kishte asnjë telefon:Butani.

10. Ekzistojnë mbi 500 lloje të ndryshme bananesh./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button