Enciklopedike

Fakte shumë, shumë interesantë … për presidentët amerikanë

1. Dhëmbët e Xhorxh Uashingtonit nuk ishin prej druri. E vërteta ishte në fakt shumë më e keqe.

Protezat e Uashingtonit bëheshin prej kockave të kafshëve dhe dhëmbëve të njeriut. Disa shënime sugjerojnë se ato dhëmbë vinin nga goja e skllevërve.

2. Fjalët e fundit e Xhon Adamsit mendohet të ketë qenë, “Tomas Xheferson do vazhdojë të jetojë”

Adams besonte se Xheferson, rival i tij i madh politik, do jetonte më shumë se ai. Por, vetë Xheferson kishte vdekur vetëm pak orë më parë. Për më tepër, data ishte 4 korrik 1826, pikërisht 50 vjet pasi Kongresi Kontinental miratoi Deklaratën e Pavarësisë.

3. Tomas Xheferson shpiku karrigen e palosëshme, në të cilën ai u ul gjatë shkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

4. Fytyra e Xhejms Medison u shfaq në faturën prej 5.000 dollarë, shtypjen e të cilës qeveria e ndërpreu në vitin 1945.

5. Xhejms Monroe ishte presidenti i fundit nga i cili kurrë nuk do të shohim një fotografi. Ai vdiq në vitin 1831, pesë vjet pas shpikjes së fotografisë, por para se teknologjia e re të ishte përhapur. Megjithatë, çdo president pas tij u fotografua. Monroe ishte gjithashtu i vetmi president, përveç Xhorxh Uashingtonit, që kandidoi pa kundërshtar për t’u rizgjedhur.

6. Xhon Kuinsi Adams filloi të mbajë një ditar kur ishte 12 vjeç. Deri në kohën kur vdiq, ai kishte shkruar më shumë se 14,000 faqe në 51 vëllime. Shkrimet treguan, ndër gjërat e panumërta, se presidenti i gjashtë kishte vuajtur nga depresioni për pjesën më të madhe të jetës së tij.

7. Endrju Xhekson ishte shënjestër e atentatit të parë për vrasjen e një presidenti, kur Riçard Lorenc e qëlloi në këmbë. Kur arma ngeci, Lorenc nxorri një armë të dytë – e cila gjithashtu ngeci. Xheksoni i tërbuar e qëlloi atentatorin. Të dy pistoletat më pas u ekzaminuan dhe u pa që ishin në gjendje të morë, që do të thotë që shanset që ato të ngecnin ishin 125,000 me 1.

8. Nofka e Martin Van Buren, “Old Kinderhook”, (një referencë në fshatin ku ai ishte lindur në Nju Jork) është arsyeja pse kemi “OK”. Ai ishte gjithashtu presidenti i parë që lindte në Amerikë.

9. Mbështetësit e Uilliam Henri Herrison ofruan pije alkoolike në shishe në formë kabinash, pasi një kritik e quajti atë “kandidat për kabinën e gjelbërimit”. Herrison ishte kandidati i parë presidencial qëbëri fushatë aktive për postin, duke tërhequr turma deri në 60,000 njerëz. Sa keq që vdiq pas vetëm një muaji në detyrë.

10. Xhon Tajler, i lindur në vitin 1790, ka ende dy nipër të gjallë. (vijon)/ Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button