Orakujt ishin një goxha biznes në botën e lashtë. Njerëz nga të katër anët dërgonin dhurata dhe flijime për priftërinjtë në tempujt e famshëm, për dhënien e këshillave hyjnore në vende si Delfi dhe Dodona.
Onomakritusi ishte një kresmolog, një person që hartonte orakujt e dhënë prej perëndive për konsultime në të ardhmen, dhe falsifikuesi i parë në histori.
Koleksionet e profecive bëheshin dhe konsultoheshin rregullisht, për të parë nëse ofronin sqarime për ngjarjet e të tashmes.
Onomakritusi sigurohej që gjithmonë kish në dorë një orakull të duhur. Për ta bërë këtë, ai i shkruante vetë dhe i fuste në profeci dhe poezi reale të të tjerëve. Kur u zbulua, ai u dëbua nga Athina.
Por kjo nuk ia dëmtoi shumë karrierën. Më vonë ai ofroi shërbime në oborrin e Persisë dhe zbuloi orakuj që sugjeronin se mbreti i Persisë duhej të pushtonte Greqinë. / Bota.al