Kinema & TV

Fansat e “Game of Thrones” duhet të presin vitin 2019

Asnjë episod i sezonit të tetë dhe të fundit të “Game of Thrones” nuk do të transmetohet para vitit 2019. Lajmi i trishtë për fansat e serialit tepër të ndjekur u konfirmua nga Sophie Turner.

Gjatë një interviste për “Variety”, aktorja që interpreton Sansa Stark deklaroi: “Kur lexuam materialin për sezonin përmbyllës ishte shumë emocionuese. Për herë të parë në historinë e “GOT”, ishim të gjithë bashkë. Donin të ishin të gjithë të pranishëm”. “Të gjithë e ndjejmë që po arrin fundi. Ndalojnë nëpër qytete më gjatë, kalojmë më shumë kohë së bashku. Nuk duam të anashkalojmë asgjë”, – tha Turner.

E pyetur për vitin e ardhshëm, që parashikon daljen në kinema të “X-Men: Dark Phoenix” dhe për transmetimin e “Game of Thrones”, Turner tha: “Jam e entuziazmuar. I pari do të dalë në nëntor, ndërsa “GOT” në vitin 2019. Por, në projekt janë edhe disa filma, në një prej të cilëve do të jem dhe producente, “Girl Who Fell From the Sky”. Jam shumë entuziaste për të ardhmen”. Deklarata e Turner pason atë të disa javëve më parë të Liam Cunningham, që luan Davos Seaworth, i cili tha për “TV Guide” se deri në sezonin e parë ishin 6 muaj në dispozicion për të xhiruar 10 episode, ndërsa në këtë të fundit do të duhet më shumë kohë për të xhiruar 6 episode./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button