Horizonti.al

Fantazma që godiste me gurë

Screen Shot 2015-09-17 at 1.15.54 PM

Seria: Ngjarje të çuditshme por të vërteta

Një makth filloi për çift Berkbigler dhe 5 fëmijët e tyre në fillim të shtatorit 1983. Ata sapo ishin zhvendosur në shtëpinë e tyre të re, të madhe, por bosh dhe pjesërisht e rikonstruktuar, kur gurë të mëdhenj filluan të godisnin ndërtesën çdo natë. Gurët dukej sikur dilnin nga hiçi, dhe as policia nuk mund të gjente përgjegjës për këtë shqetësim.

Me pak fjalë, Berkbiglerët ishin viktima “poltergeist”, një lloj i çudtishëm ngacmimi që do të shënjestronte veçanërisht shtëpitë. Sa herë që familja dilte papritur jashtë, në përpjekje për të kapur përndjekësin, nuk mundi të gjente askënd. Sulmet fillonin zakonisht ndërmjët orës 17.30- 19.00, kur familja kthehej në shtëpi, kush nga puna apo nga shkolla.

Gurët binin me breshëri të shkurtër, pastaj ndaleshin, më pas fillonin përsëri. Ndonjëherë Berkbigler ndjenin edhe trokitje misterioze në dyer dhe dritare. Në fillim ata mendonin se mund të ishte ndonjë endacak, por zonja Berkbigler kishte një tjetër dyshim. “Mund të jetë edhe për shkak të një shpirti”- u tha ajo gazetarëve të ”Arizona Daily Star”. “Ndoshta ne kemi ndërtuar shtëpinë tonë mbi truallin e ndonjë varreze të shenjtë apo diçkaje të ngjashme”.  Së shpejti shtypi lokal, e etiketoi problemin e Berkbigler si “fantazma që flakte gurë”.

Në javët që pasuan, sherif lokal inspektoi shtëpinë, dhe dhe kërkoi ndërhyrje dhe monitorimin e një helikopteri nga ajri për të zgjidhur misterin. Edhe hetuesit, filluan të qëllohen me gurë, madje edhe në mes të ditës, ndaj ata ngurruan që të vizitonin sërish atë banesë. Episodi më i frikshëm ndodhi në 4 dhjetor, ditën e djelë. Gurët ishin ndjerë në mënyrë sporadike gjatë gjithë ditës, ndërsa dy gazetarë vizituan shtëpinë për të intervistuar anëtarët e familjes.

Në orën 18.10, u hodhën gurë në derën e pasme të shtëpisë me një forcë të tillë, saqë edhe vetë gazetarët s’mundën dot të dilnin jashtë për t’u larguar. Rrethimi zgjati dy orë, derisa më në fund Berkbigler i telefonoi policinë, e cila i mundësoi gazetarëve largimin nga ajo shtëpi.

Gjëja më e çuditshme ishte se për të goditur derën e shërbimit, gurët duhej të kalonin garazhin e hapur nga shtëpia. Duke patur parasysh se atë natë aty, ishte parkuar ishte një furgon, gurët nuk mund nuk mund të lëshoheshin me një saktësi të pabesueshme, nëpër një hapësirë të ngushtë vetëm 60 centrimentra mes mes të tavanit të garazhit dhe çatisë së furgonit.

Megjithatë, fantazma kishte kryer me një lehtësi të madhe, hedhjen e atyre gurëve. Fenomeni arriti kulmin e saj në datat 6 dhe 7 dhjetor, kur një numër i njerëzve filluan të shfaqen në atë shtëpi për të ndihmuar familjen në kapjen e atij vagabondi. Pavarësisht nga patrullimet e vazhdueshme rrotull shtëpisë, gurët fluturonin si gjithmonë, duke goditur njerëzit me saktësi mahnitëse ndonëse në terrin e natës.

Vullnetarët arritën madje që të kapin një njeri të bezdisshëm, që rezultoi se i përkiste zyrës së sherifit! Pastaj, thjesht, hedhja e gurëve u ndërpre plotësisht. Gazetarët përfunduan investigimin e tyre, ndërsa rasti i gjuajtësit misterioz me gurë në Tukson, mbeti e pazgjidhur. Dhe mbetet po kështu edhe sot e kësaj dite./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button