Bota

Faqet e “fake news” pro Trump vërshuan nga … Maqedonia

Në vitin 2016, qyteti maqedon i Veles përjetoi një vërshim digjital drejt floririt. Më shumë se 140 faqe politike me fokus SHBA u shfaqën në këtë qytet të Ballkanit. Shumica janë agresivisht pro Trumpit, dhe nxjerrin materiale për tregun konservator në SHBA. Më e madhja e tyre ka me qindra-mijëra ndjekës. Pronarët e faqes zbuluan për BuzzFeed se mënyra më e mirë për të gjeneruar trafik është të botosh “përmbajtje sensacionaliste dhe shpesh të rreme, që shkon drejt mbështetësve të Trumpit”.

Objektivi nuk ka fare të bëjë me të vërtetën. “Nëse kjo i bën njerëzit të klikojnë dhe të angazhohen, atëherë përdore”. Pothuaj të gjithë lajmet merren apo vidhen prej burimeve amerikane në skaje. Herë pas here ata shtojnë tituj që shërbejnë si karrem. Sipas të dhënave të fitimeve të Facebook, një përdorues amerikan ka katër herë më shumë vlerë se sa cilido përdorues tjetër. të adhurat nga reklamat në SHBA, shkojnë larg në Republikën ish Jugosllave. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button