Nga Fareed Zakaria
Thomas Jeffersoni thoshte shpesh se një publik i edukuar kishte rëndësi jetike për mbijetesën e vetëqeverisjes. Sot jetojmë në një epokë, në të cilën edukimi ndodh kryesisht përmes platformave relativisht të reja. Rrjetet sociale – Facebook, Twitter, Instagram – janë mekanizmat kryesore, me të cilat njerëzit marrin dhe ndajnë fakte, ide dhe opinione. Por, po sikur këto të nxisin keqinformimin, thashethemet dhe gënjeshtrat?
… Javët e fundit, unë vetë kam qenë shënjestër e një fushate “trolling”-u dhe kam parë ekzaktësisht se si funksionon ajo. Gjithçka nisi kur një faqe interneti e panjohur publikoi një postim me titull: “Prezantuesi i CNN, Fareed Zakaria bën thirrje për përdhinim të grave të bardha nga xhihadistët”. Lajmi pretendonte që në “blogun tim privat”, unë kisha bërë thirrje për përdorimin e grave amerikane si “skllave seksi”… Çfarë ndodhi më pas?
[real3dflipbook id=”835″] |