Covid19

Fati i amerikanëve të papunë varet nga Kongresi

Numri i amerikanëve që kërkojnë vërtetim papunësie ra përsëri javën e kaluar, duke qëndruar nën 2 milion për javën e dytë me radhë.

Ky mund të tingëllojë si një lajm i mirë – dhe pa dyshim, optimistët do t’i shohin shifrat e publikuara nga Departamenti i Punës të enjten si një shenjë se dëmi ekonomik më i keq mund të ketë mbaruar.

Por hidhni një vështrim nga afër: 1.5 milion njerëz bënë kërkesa të reja. Para se pandemia të mbyllte ekonominë në mars, kjo do të kishte vendosur një rekord.

Ndërkohë, më shumë se 30 milion njerëz vazhdojnë të mbledhin përfitime.

Në mars, Kongresi përmirësoi programin e papunësisë, duke rritur pagesa dhe duke zgjeruar llojet e punëtorëve që kishin të drejtë të merrnin pjesë.

Këto ndryshime do të skadojnë në fund të korrikut dhe nëse Kongresi aprovon ndihmë të mëtejshme urgjente ka të ngjarë që të jetë më pak “bujare”.

 

Leave a Reply

Back to top button