Bota

Fejsbuk dhe Tuiter i “shpallin luftë” Rusisë dhe Iranit

Fejsbuk dhe Tuiter thonë se kanë pezulluar apo fshirë llogari që janë të lidhura me IRanin apo Rusinë, për shkak të sjelljeve të tyre jo-origjinale apo manipuluese.

Më shumë se 650 faqe dhe grupe Fejsbuku thuhet se janë identifikuar si mashtruese, sipas themeluesit, Mark Zuckerberg.

NDërkohë Tuiter ka bërë të ditur se ka pezulluar 284 llogari, të lidhura me IRanin.

Lajmi vjen një ditë pasi Microsoft bëri të ditur se kishte sprapsur një sulm kibernetik kundër grupeve konservatore në SHBA.

Të martën Fejsbuk bëri të ditur se kishte zbuluar shumë llogari me qasje joorigjinale, që ishin të lidhura me fushata me origjinë në Rusi dhe Iran, pas investigimeve që kishin zgjatur disa muaj. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button