Enciklopedike

Fëmijët e parë janë më inteligjentë?

Nuk është sa për të thënë, nuk shtë as një lloj mburrjeje nga vëllezërit më ë mëdhenj. Fëmijët e lindur të parët kanë një shkallë inteligjence 2.3 pikë më të madhe në krahasim me fëmijët më të vegjël. E thotë një studim i zgjeruar i Universitetit të Oslos, i kryer duke matur Kuocientin e Inteligjencës së 250 mijë meshkujve mes 18 dhe 25 vjeç. Arsyet nuk janë gjenetike, por edukuese: dallimin e bën investimi i prindërve në kohë dhe vëmendje, ndaj më të rriturve. Për këtë arsye, fëmijët e dytë apo të tretë të lindur në distancë të madhe nga të parët, shfaqin të njëjtin avantazh në intelekt. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button