Analiza

Femrat që tmerrojnë xhihadistët e ISIS

femratVrasja e gazetarit amerikan, James Foley, tregoi edhe një herë tjetër se deri ku mund të arrijë monstrouziteti i grupit xhihadist të ISIS. Megjithatë këta terroristë ka diçka që i frikëson dhe ato janë… femrat. Popullsia kurde është bërë tashmë forca kryesore brenda Irakut që po lufton kundër ISIS-it, por në frontin e luftës nuk kanë dal vetëm burrat. Në një prej segmenteve të forcave të sigurisë kurde, të njohur si Peshmerga, ekziston edhe një batalion i cili në përbërjen e tij ka vetëm femra. Ky batalion ekziston që prej vitit 1996, kur forcat kurde luftonin kundër regjimit të Saddam Hussein, dhe në atë kohë jo vetëm meshkujt por edhe femrat nisën një fushatë intensive trajnimi për të marrë pjesë në luftë.
Drejtuesja e këtij batalioni, Nahida Ahmed Rashid, deklaron se gjithnjë e më shumë femra janë stërvitur për të mbrojtur rajonin kurd të Irakut nga ekstremistët e Shtetit Islamik. “Ato kanë marrë armët dhe kanë dalë në betejë për të mbrojtur Kurdistanin, por edhe për të treguar se nuk ekzistojnë dallime midis meshkujve dhe femrave”, thotë Rashid.
Fakti që këto femra luftëtare janë pjesmarrëse në luftimet që po zhvillohen, i tmerron xhihadistët e ISIS, pasi ata besojnë se nëse vriten nga një femër nuk mund të shkojnë në parajsë.
Femrat janë gjithashtu të përfshira edhe në rezistencën kurde ndaj avancimit të Shtetit Islamik në Siri. Rreth 30 përqind e personave të armatosur të partisë kurde “Unioni Demokratik”, të cilët luftojnë kundër terroristëve të Al Kaedës dhe Al-Nusra në Siri janë femra. “Shumë ushtare femra janë bashkuar me ne jo thjesht për të mbrojtur qytetet nga avancimi i ushtrive pushtuese, por edhe kundër ideve ekstremiste që ato mbajnë me vete”, deklaron kryetarja e brigadës së femrave të partisë Unioni Demokratik. “Unë besoj në kauzat e mëdha, siç është mbrojtja e familjeve dhe qyteteve tona nga brutaliteti dhe idetë e errta. Ata nuk pranojnë të kenë femra në pozicione drejtuese. Ata duan që ne të mbulohemi dhe të bëhemi shtëpiake për të plotësuar vetëm nevojat e tyre. Ata mendojnë se ne nuk kemi të drejtë të flasim dhe të kontrollojmë jetët tona”, thotë ajo. /mapo.al/

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close