Horizonti.al

Fenikasit dhe 22 shenja që ndryshuan botën

Fenikasit kanë qenë nxitësit e një prej shpikjeve më të rëndësishme të të gjitha kohërave, e para që studiohet në bangat e shkollës: alfabeti.

Alfabeti fenikas, që i përket vitit 1050 para Krishtit, ndonëse për disa është përdorur edhe më herët, përbëhej nga 22 shenja (plus variante të tyre) dhe ishte pak i ndryshëm nga yni. Dallimi parësor konsiston në faktin që përbëhej vetëm nga bashkëtingëllore (një prej karakteristikave të gjuhëve semitike si arabishtja dhe hebraishtja). Ndërkohë që nga pikëpamja grafike, gërmat ishin këndore. Me udhëtimet dhe tregtinë e tyre, fenikasit shpërndanë edhe alfabetin që shumë shpejt gjeti përdorim të gjerë.

E adoptuan edhe grekët, më pas romakët, që kanë bërë të vijë deri në ditët tona. Dokumenta të rëndësishme në gjuhën fenikase janë gjetur në Itali, për shembull Lamina e Pyrgit në Lacio dhe Ylli i Noras në Sardenjë./bota.al

Screen Shot 2016-05-24 at 15.32.51 Screen Shot 2016-05-24 at 15.32.56

Leave a Reply

Back to top button