Histori

Fidel Castro dhe Amerika: Pse SHBA nuk e rrëzoi dot. Rrëfimet e një dëshmitari “të dorës së parë”

PSE AMERIKANET NUK MUND TA HIQNIN FIDEL CASTRO. ÇFARË PËRPJEKJESH BËNË ATA PËR TA NDRYSHUAR SITUATËN NË KUBË. NJË PJESËMARRËS DIREKT TREGON.

Theodore Sorensen ka qenë Këshilltar i Posaçëm i Presidentit Kennedy dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të këshillit të Sigurimit Kombëtar, apo ExComm, që u mblodh gjatë Krizës së Raketave në Kubë.

screen-shot-2016-11-27-at-16-45-14

Mbi Gjirin e Derrave: Viti 1961 ishte për shumë arësye kulmi i Luftës së Ftohtë. Pak kohë pasi ishte zgjedhur Presidenti Kennedy, Hrushovi bëri deklarata se “Ne do t’ju varrosim”, apo deklarata për luftëra çlirimtare anembanë botës. Bashkimi Sovjetik, ndryshe nga sa shohim sot në Moskë, ishte një vend i fuqishëm: ushtarakisht i fuqishëm, teknologjikisht, shkencërisht, madje edhe ekonomikisht i fuqishëm, me industrinë e çelikut dhe degë të tjera të rëndësishme të industrisë që ia kalonin Shteteve të Bashkuara dhe që e shihnin Botën e Tretë si një rrugë në të cilën do të kalonte gjithë pjesa tjetër e botës, dhe jo rrugën e demokracisë. Pra Presidenti Kennedy kishte arsye për t’u shqetësuar rreth një vendosjeje sovjetike në Kubë, vetëm 90 milje nga bregu i SH.B.A. Përveç kësaj, Kuba ishte një problem politik i mprehtë e kritik, gati një problem emocional. Castro dukej si një figurë e papëlqyer e fyese që u dukej se u kishte hyrë nën lëkurë Amerikanëve.

Kennedy ishte informuar nga Presidenti Eisenhower dhe grupi i tij, mbi planin e pushtimit të Gjirit te Derrave, dhe i dukej se planit që ai kishte trashëguar, sipas të cilit një grup emigrantësh kubanë do të çlironin vendin e tyre, nuk mund t’ia kthente shpinën lehtë. Ky ishte një vendim për të cilin do të pendohej më vonë, por në atë kohë dukej se nëse ata donin të bënin pikërisht një gjë të tillë …

[real3dflipbook id=”1401″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close