Bota

Fideli bëhet i gjallë: “Obama, t’i japim fund embargos”

Fidel

“Obama should end the embargo on Cuba” – “Obama duhet t’i japë fund embargos ndaj Kubës”. Fidel Castro ka ribotuar në mediat shtetërore kubane, një artikull në të cilin i bën jehonë editorialit të Neë York Times, ku e përditshmja amerikane kërkonte që t’i jepej fund embargos ndaj Kubës. Një lëvizje e pazakontë, por e dobishme për t’i bërë presion Obamës. Nga editoriali, i cituar fjalë për fjalë, janë hequr vetëm dy fraza: njëra në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit mes SHBA dhe Havanës dhe tjetra, ku i referohej lirimit të të burgosurve politikë nga Kuba.

Eshtë një marrje pozicioni e re e Fidelit, i cili në mediat e ishullit ka ofruarn jë mbështetje publike për artikullin, duke lëvduar qartësinë e tij. Një analizë e cila merr parasysh faktin që “Amerika po kalon një moment të vështirë, ku mblidhen probleme ekonomike, politike, financiare dhe tregtare”, ka kmentuar gjenerali. Udhëheqësi kuban ka përgëzuar “aftësinë e madhe” me të cilën editorialisti i Neë York times ka shkruajtur një artikull, në të cilin propozon të hiqet embargoja amerikane ndaj ishullit komunist, në fuqi prej 1962-shit.

Në editorialin në fjalë, i botuar të dielën, NYT i ka kërkuar presidentit amerikan që të “reflektojë seriozisht” për këtë problem, duke i rekomanduar që të punojë drejt një “ndryshimi drejtimi” politik, që “mund të paraqesë një sukses të madh për administratën e tij”.

The Neë York Times ka nënvizuar se “për herë të parë pas gjysmë shekulli, ndryshimet në opinionin publik amerikan dhe një seri reformash në Kubë, bëjnë të mundur rilançimin e marrëdhënieve diplomatike” mes dy vendeve, si dhe “fundin e një embargoje të pakuptimtë”. Fidel Castro, duke cituar disa fraza të editorialit, ka rikujtuar se në 28 tetor, Ansambleja e Përgjithshme e OKB-së do të paraqesë për votim një tjetër projekt-rezolutë ku dënohet embargoja.

A është një spirale pajtimi mes Davidit dhe Goliathit, mes Havanës dhe Uashingtonit? Më mirë të mos nxitojmë. Në fund të fundit, embargoja ka qenë gjithmonë alibia e Fidelit për të justifikuar dështimet e tij. Dhe në fund të fundit, duke përgëzuar editorialin, el comandante diçka e ka fshirë: një bashkëpunim të mundshëm mes SHBA dhe Kubës, si dhe një tjetër, më sikletosëse: lirimin e të burgosurve politikë nga Kuba./HuffPost

Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button