Intervistë e Pascal Boniface
Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë
A ishte i parashikueshëm ky veprim i policisë amerikane?
Jo, nuk e pritnim, edhe pse e dinim se hetimet e korrupsionit vazhdonin prej disa kohësh. Arrestimi i drejtuesve të lartë të FIFA-s, dy ditë para zgjedhjes së presidentit të saj, përbëjnë një rrufe të vërtetë. Kjo është ndoshta edhe arsyeja pse policia amerikane veproi në atë moment.
A mendoni ju se në këto kushte mund të bëhej zgjedhja e presidentit?
Unë mendoj që ishte e nevojshme që zgjedhja të shtyhej, me qëllim që të zhvillohej në një klimë të qetë. Nëse Joseph “Sepp” Blatter u përpoq për të çuar përpara, duke injoruar çështjen, kjo mund të kthehet kundër tij, nëse ai nuk do të jetë përfshirë në procedurat hetimore.
Përse Amerikanët ishin të vetmit që hapën hetimet për përfaqësuesit e Fifa-s dhe të ndërhynin në Zvicër, ndërkohë që shumë vende janë të interesuara për këto shpërdorime?
Së pari, disa transaksionet financiare mashtruese kishin ndodhur në tokën amerikane, duke i vendosur ato në vijën e parë të frontit. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë një konceptim ndërhyrës të së drejtës, mbajnë marrëdhënie të mira me shtetin helvet, sidomos në fushën e ekstradimit. Drejtësia amerikane ishte pothuaj e sigurt që personat e arrestuar do t’i dorëzoheshin atyre. Në vende të tjera, nuk do të ndodhte detyrimisht kështu. Të mos harrojmë se Shtetet e Bashkuara nuk fituan për të organizuar kampionatin botëror, dhe për këtë mbajnë një pakënaqësi.
Qysh prej shumë vitesh, FIFA është tronditur nga afera të ngjashme. A duhet të themi se kjo shoqatë është krejtësisht e korruptuar?
Nuk mund të themi që të gjithë janë të lagur, jo. Shumë ankohen për funksionimin dhe për mungesën e saj të transparencës. Ka sigurisht njerëz të korruptuar, por kjo nuk është mafia. Mund të mendojmë se kjo organizatë nuk është më e përshtatur me botën e sotme dhe se është e domosdoshme të reformohet. Ashtu si nga Mishel Platini (President UEFA), kjo kërkohet dhe nga shumë njerëz. FIFA tani për tani nuk ka asnjë llogari për t’i kthyer asnjeriu, me përjashtim të drejtësisë.
Disa janë të gatshëm me miliona euro apo dollarë, të korruptojnë ose të korruptohen. Të organizosh kampionatin botëror dhe të firmosësh kontratat e transmetimit të ndeshjeve, a është ky një treg jashtëzakonisht i pagueshëm?
Për një vend nuk është vetëm çështje parash. Disa vende madje humbasin duke organizuar këtë event. Por kampionati botëror gjeneron prestigj dhe një ekspozim botëror të jashtëzakonshëm. Ky ofron një rast të shkëlqyer për të krijuar një kohezion të brendshëm. Disa presidentë dëshirojnë me çdo kusht këtë event, për të krijuar popullaritetin e tyre. Kjo është një sfidë e fuqisë dhe simbolike. Për shembull Katari e kërkon. Për mediat apo kompanitë e tjera, kontratat shpesh sigurojnë përfitime të mëdha financiare. Kjo është e gjitha që shumë njerëz janë të gatshëm për shumë gjëra, nganjëherë të pandershme, për të përfituar përfitime nga Kampionati botëror”.
s.m./Bota.al