Kuriozitete

Figura historike që duhen riparë: John Locke

Screen Shot 2015-06-19 at 11.03.41

1632-1704

Justin Champion

Locke ishte me fat. Ashtu si shumë prej bashkëkohësve të tij më të rëndësishëm, ai kishte marrëdhënie të mira dhe iu përkushtua për një kohë të gjatë të shkruarit dhe refleksioneve. Por fati i tij më i madh ishte që kishte lënë një arkiv të mirëorganizuar. Vëllime letrash, drafte të punëve të tij, përmbledhje vëzhgimesh, fletore takimesh, përvec veprave të shumta të filozofisë, doktrinave politike dhe fesë. Kjo bëri të mundur që historianët e mendimit pas tij mundën të bëjnë bashkë një përmbledhje të bollshme të veprave të Locke. Ai shet më shumë libra sot nga sa ka shitur ndonjëherë. Idetë e Locke mbi bazat e menaxhimit të pushtetit, mbi natyrën e dijes dhe rrënjët e tolerancës fetare kanë ndikuar mendimin e shekullit XVIII më shumë nga sa meritonin. Arsyetimet e tij mbi pushtetin kanë shenjuar mënyrën tonë të të konsideruarit të lirisë; mbrojtja e tolerancës prej tij – në thelb një pozicion teologjik – është gjykuar shprehja më e mirë e lirisë së mendimit, edhe pse në themel është një koncept kristian. Hegjemonia e liberalizmit Locke-ian ka shtrembëruar disi perceptimin tonë të shekullit XVII dhe XVIII: pa asnjë dyshim ka përcaktuar modalitetet e analizës politike të epokës moderne. Pa Locken, do u ishte kushtuar më shumë vëmendje dhe me siguri respekt bashkëkohësve të tij, lëvizjeve politike të Ranters dhe të Levellers, traditave republikane të John Milton, James Harrington dhe Baruch Spinoza. Për shumë historianë, Locke ka qenë një port i sigurtë, i paprekur prej ndikimeve radikale. Një tip i këndshëm, pa dyshim, por absolutisht i mbivlerësuar.

Justin Champion është profesor i historisë së ideve moderne në Royal Holloëay i Universitetit të Londrës

Leave a Reply

Back to top button