Kuriozitete

Figura historike që duhen riparë: Napoleon Bonaparti

Screen Shot 2015-06-19 at 12.20.16

1769-1821

Saul David

Napoleoni, perandor i Francës nga 1804 deri në 1814 dhe pastaj, për pak kohë, gjatë Njëqind Ditëve të vitit 1815, është konsideruar komandanti ushtarak më i aftë i kohës së tij, dhe një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave. Por a meriton vërtetë të krahasohet me Aleksandrin e Madh, Hannibalin, Jul Cezarin, Gustav Adolfin? A ishte ai një gjeneral më i mirë se sa Suvorov apo Uellington? Sipas meje, jo. Napoleoni u mund në të paktën tre nga betejat e tij të fundit – Kaldiero, Aspern-Esling dhe Vaterlo – dhe disa prej fitoreve të tij më të mëdha, si Austerlitz dhe Marengo, u fituan më shumë prej fatit se sa prej aftësive. Por njolla më e madhe mbi karrierën e tij ushtarake ishte fushata e Rusisë e vitit 1812, atëherë kur u mund jo nga komandantët armiq – ndonëse Borodini, ku humbi 35 mijë vetë, ishte një fitore si e Pirros – por nga “gjeneral dimri” dhe nga një logjistikë dështuese. Gjatë përparimit kishte më shumë se 400 mijë ushtarë, gjatë tërheqjes mbeti me më pak se 10 mijë. Kjo thotë shumë.

Saul David është autor i “All The King’s men: The British Soldier…”

Leave a Reply

Back to top button