1854-1900
Andrew Roberts
Nuk kam arritur asnjëherë të kuptoj rëndësinë e jashtëzakonshme që i është atribuar Oscar Ëilde. Shumë prej batutave të tij janë thjeshtë përmbysje apo modifikime të proverbave dhe të thënieve popullore. Vendimi i tij për të përmendur për shpifje markezin e Queensberry që e kishte akuzuar për sodomi, ishte një akt krejt i pandershëm: e megjithatë Wilde është konsideruar gjithmonë një monument i së vërtetës. Libri i tij “Shpirti i njeriut nën socializëm” është naiv e madje qesharak. Pa asnjë dyshim ishte një njeri i shoqërueshëm, i këndshëm dhe argëtues, dhe disa prej librave si dhe disa prej komedive të tij janë sublimë, por sipas mendimit tim nuk mund të shkohet deri në pothuajse shenjtërimin që i kanë bërë shumica e adhuruesve të tij.
Andrew Roberts është autor i “The Storm of War”