Kuriozitete

Figura historike që duhen riparë: Winston Churchill

Screen Shot 2015-06-20 at 09.56.37

1874-1965

Christopher Lee

Im atë e quante Churchillin personazhin më të madh anglez të të gjitha kohërave. Sigurisht, ishte një udhëheqës i vërtetë gjatë luftës. Po tjetër? Si ministër i Tregtisë në qeverinë e Asquith bëri shumë pak, përvec marrëdhënieve me laburistët. Si ministër i Brendshëm ishte shumë i zellshëm në përdorimin e forcës ushtarake. Në ministrinë e Marinës, fushata e tij në Dardanele ishte një katastrofë. Kur ishte Ministër i Luftës, dëshironte ndërhyrjen pas revolucionit bolshevik, por për fat të mirë Lloyd George tha jo. Si Ministër i Kolonive u mor shumë pak me pasojat për ndarjen e territoreve të Mesopotamisë. Baldwin e emëroi kancelar. Pesë bilance dhe rikthimi në Standartin e Floririt demonstrojnë intimitetin e tij të mangët me ekonominë. Kundërshtimi i tij ndaj pavarësisë së Indisë nuk ndihmoi shumë indianët. Në vitin 1951 ishte shumë i sëmurë për të përmbushur detyrat si kryeministër, por nuk ishte i ndershëm aq sa duhej për ta pranuar. Nëse nuk do të kishte udhëhequr Britaninë e Madhe në fitoren e Luftës së Dytë Botërore, sot ne do të kishim një kujtim të venitur të Churchillit. Im atë do të më kish “rrahur” për atë që them, por reputacioni i Churchillit është vërtetë i mbivlerësuar.

Christopher Lee ka botuar versionin e reduktuar të “Churchill’s: A History of the English-Speaking”

Leave a Reply

Back to top button