Kandidati i së djathtës së Républicains për president, François Fillon, ka ndërmend – nëse zgjidhet – “të krijojë kushtet për një koalicion ndërkombëtar kundër totalitarizmit islamik”, që shtrihet “nga Uashingtoni në Moskë.” Fillon e bëri të ditur këtë në një deklaratë për shtyp pas sulmit të mbrëmshëm në Paris.
“Politika ime e jashtme, – tha ai – do të jetë e përqendruar në shkatërrimin e shtetit islamik, gjë e cila do të bëhet e mundur vetëm kur fuqitë e mëdha, me të vërtetë të veprojnë së bashku”. Kremlini e mbështet propozimin, ka bërë të ditur zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov. /bota.al