Hilari Klintoni përdori një sozi për të bindur kombin se ishte shëndoshë e mirë, pasi u rrëzua dhe u largua më herët gjatë një ceremonie në nderim të viktimave të 11 shtatorit, kanë nxituar të thonë mbështetësit e teorive konspirative.
[content_slider] [content_slide]Pamjet filmike tregonin Klintonin që me zor qëndronte në këmbë gjatë ceremonisë. Asaj iu desh ndihma e shoqëruesve të Shërbimit Sekret për të hipur në makinë.
Rrëzimi i Hilarisë u mor si “provë” nga disa prej kundërshtarëve të saj, se ajo është e sëmurë rëndë dhe nuk është në gjendje të bëjë presidenten.
Megjithatë, Klintoni u shfaq pak orë më vonë jashtë shtëpisë së vajzës së saj në Nju Jork, duke i shtyrë mbështetësit e Donald Trampit të thonë se po përdorte një sozi.
https://www.youtube.com/watch?v=FVDyciOQCak
[/content_slide] [content_slide]Hilari u pa teksa largohej nga shtëpia e vajzës së saj dhe përshëndeste me dorë turmën, përpara se të pozonte për një fotografi me një vajzë të vogël.
Kur një gazetar e pyeti nëse ndihej më mirë, Hilari u përgjigj: “Po, faleminderit. Ndihem shumë mirë. Eshtë ditë shumë e bukur në Nju Jork”.
Doktori i Klintonit tha se ajo vuante nga pneumonia dhe po e merrte veten me shpejtësi.
Por mbështetësit e teorive konspirative pretendojnë se shëndeti i Klintonit është shumë më keq se sa raportohet, dhe se ajo tashmë po përdor një sozi.
[/content_slide] [content_slide]Ata vinin theksin në ato që sipas tyre, ishin dallimet në fotografitë e kandidates për presidente, në të dy aktivitetet.
[/content_slide] [content_slide]Të tjerë thanë se ato ishin në fakt fotografitë e Tereza Barnuell, një imituese e mirënjohur e Hilarisë.
[/content_slide] [content_slide]Megjithatë, vetë Barnuell njoftoi përmes Tuiterit se ajo nuk ndodhej fare në Nju Jork dhe se “vetëm po tallem me ju të marët e teorive konspirative”
[/content_slide] [/content_slider]