Në 1 dhjetor 2015, 1 ditë para masakrës së San Bernardinos, një Shef Batalioni dhe nëntë zjarrfikës nga “High Desert”, në bashkëpunim me policinë, shërbimet spitalore të zonës etj, morën pjesë në një stërvitje, e parashikuar për rastet kur ka atentatorë aktivë. Stërvitja u krye në Victor Valley Community College. “Duke punuar ngushtësisht me bashkëpunëtorët tanë të shëndetit publik, zjarrfikësit praktikuan për raste incidentesh masivë, teknikat e triazhit, kujdesin ndaj pacientit dhe masat e sigurisë, për raste kur ka atentatorë aktivë, dhe e shfrytëzuan këtë rast për të testuar pajisjet në komunikimin mes agjencive. Personeli i zjarrfikësve të San Bernardinos është i stërvitur dhe i gatshëm të përgjigjet ndaj incidenteve ku ka viktima në masë, nga përplasjet e trafikut deri tek fatkeqësitë në shkallë të madhe”, thuhet në njoftimin e shërbimit të zjarrfikësve. /Bota.al
Për më shumë informacione mbi ushtrimet, vizitoni:
http://www.vvdailypress.com/article/20151130/NEWS/151139971/0/SEARCH.