Bota

Finlanda, gati të eksperimentojë fundin e punësimit

Screen Shot 2015-07-23 at 12.42.35

Vendet skandinavë janë të njohur në të gjithë botën për një sistem social shumë funksional, që mbron ata që ndodhen pa punë, por gjithmonë pa e rënduar me tepri borxhin publik.

Megjithatë, askush nuk do të kish menduar, që një qeveri – për më tepër e djathtë – mund të arrijë kaq larg. Projekt-ligji i sapo shpallur nga Kryeministri Juha Sipila, në detyrë nga fundi i majit, është një shembull më shumë unik, se sa i rrallë në Europë. Kurrë më parë, një qeveri nuk kishte parashtruar një plan për një pagë minimale kaq të lartë dhe me kaq shumë shtrirje.

Një pagë universale deri në 1000 Euro për të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës, gjendjes sociale, do ta bënte punën “një zgjedhje të jetës”. Në fakt do të mjaftonte për të bërë një jetë modeste, por të dedikuar tërësisht kohës së lirë dhe interesave personale, përveç detyrimeve familjare dhe burokratike.

Falë naftës që nxjerr, Helsinki ka një GDP për frymë më të madh se sa ai i Gjermanisë, apo Francës. Raporti mes borxhit dhe GDP është 59.3%. Nëntë vjet më parë ishte 41.7%. Ky vend mund të konsiderohet fare mirë një prej të pasurve dhe virtuozëve të zonës Euro.

Programi do të bëhej i mundur falë faktit që në Finlandë të gjithë i paguajnë taksat, dhe gjithashtu falë shkurtimit të vendosur të numrit të funksionarëve publikë të ngarkuar me programet sociale.

Projekti, një utopi me efekte perversë për ata që e kritikojnë, mbështetet nga një pjesë e madhe e partive politike. Disa kërkojnë një pagë minimale më të ulët, rreth 500 Euro, por ka nga ata, si liberalët, që do ta dëshironin 850-1000 Euro.

Si fillim, kjo pagesë do të futej në rajonet që kanë normat më të larta të papunësisë. Në rast suksesi, nisma do të eksportohej gjetkë.

Përqindja e të papunëve në shkallë kombëtare, pavarësisht një ekonomie solide, është 9%. Qeveria shpreson që me këto masa, të reduktojë trazirat sociale, duke fituar një farë popullariteti brenda e jashtë vendit.

Leave a Reply

Back to top button