Sport

Fitoi dy herë me Napolin në Champion League, Pep Guardiola nuk fsheh entuziazmin

Nën drejtimin e Pep Guardiolës Mançester Siti është bërë i pandalshëm, pasi në Premier Ligë ka shënuar vetëm fitore duke u shkëputur e vetme në krye të renditjes. Po ashtu dhe në Champion Ligë është një skuadër që çdo kundërshtar e ka të pa mundur fitoren. Funksionimi në mënyrë të mrekullueshme ka bërë dhe Pep Guardiola të mos fsheh dot më lumturinë.

Trajneri spanjoll vlerësoi lojën e napolitanëve, ashtu siç theksoi se është arritje t’i mposhtësh ata dy herë në 15 ditë. “Të mundësh Napolin dy herë në dy javë, është një impresion i pabesueshëm. Kishim përballë një prej trajnerëve dhe një prej skuadrave më të forta me të cilat jam përballur. në 30 minuta na kanë masakruar, por më pas më pëlqeu shumë reagimi, sepse morëm lojën nën kontroll dhe arritëm të shënojmë plot 4 herë. Fituam kundër një skuadre të madhe, sepse jam i dashuruar me mënyrën sesi luan Napoli”, tha Guardiola.

Leave a Reply

Back to top button