Bota

Fitorja e dyfishtë. A ishte kjo java e Vladimir Putinit?

vladimir

Java që sapo lamë pas pa një kthim 180 gradë të Perëndimit kundrejt Rusisë dhe liderit të saj Putin. Kjo u reflektua edhe në mediat perëndimore. Pas takimit të G20 në Antalia shumë shtete perëndimore treguan gatishmërinë për të bashkëpunuar me Putin kundër ISIS.

Disa nga mediat amerikane vlerësuan guximin e Putin dhe kritikuar qendrimin e Obamës. Por vlerësimet më të larta Putin i ka marrë nga mediat italiane, raporton agjencia e lajmeve Sputnik. “ISIS po intensifikon fushatën e vrasjeve me qëllimin e vetëm të tërheqë Perëndimin në një operacion hakmarrjeje. Është një kurth i njohur për të gjithë: për çdo kryqëzatë ata do të përgjigjen me ‘luftë të shenjtë;, do të jetë një konflikt global dhe kufijtë perëndimorë mund të bien.

Një fushatë e koordinuar bombardimesh po diskutohet së fundmi ndërkohë që Franca dhe Rusia bombardojnë Sirinë. Nëse Perëndimi bashkohet me Rusinë ISIS do të shkatërrohet në Siri dhe Irak. Do të jetë ekstremisht e vështirë, por nëse do të ketë një fitore, atëherë Putin do të marrë një fitore të dyfishtë”, shkruan Corriere della Sera.

Gazeta më e madhe italiane vijon me një vlerësim për figurën e Putin. “Putin është i vetmi që ka një strategji se si duhet reaguar ndaj ISIS. Një prej pikave është shkatërrimi i burimeve financiare të ISIS. Ai ngriti zërin në samitin e G20 duke thënë se vende të G20 po ndihmojnë ISIS. Ai tha se do bëjë çmos për të shkatërruar ISIS, me apo pa mbështetjen e Perëndimit. Putin ëhstë i vendosur për ta shkatërruar ISIS dhe këtë do ta bëjë me apo pa Perëndimin”, shkruan Corriere della Sera./TemA

Leave a Reply

Back to top button