Tre javë pasi deklaroi se nuk kishte më raste të koronavirusit, Mali i Zi ka raportuar një rast të ri. Bëhet fjalë për një person që ka ardhur nga Bosnja fqinje.
Ky është rasti i parë i raportuar në vendin e vogël të Ballkanit që nga 5 maj.
Instituti për Shëndetin Publik, i cili ka për detyrë të luftojë koronavirusin e ri, tha që pacienti i infektuar ishte në izolim në kryeqytetin e vendit të Ballkanit, Podgorica.
Mali i Zi, një ish republikë Jugosllave me 620,000 njerëz, ekonomia e të cilit mbështetet shumë në të ardhurat e turizmit, deri më tani ka raportuar 325 raste të konfirmuara dhe nëntë vdekje.
Kryeministri Dusko Markoviç shpalli pa koronavirus në Mal të Zi më 25 maj./bota.al