Sport

Fjorde, birrë dhe ujëra termale; parasja spa e kapitenit të ekipit islandez

Gjerësia 65° 56′ V, gjatësia 18° 21′ perëndim. 395 kilometra në veri të Rekjavikut dhe 32 km nga Akureyri, qyteti i dytë më i madh i Islandës. Pothuaj 62 km në jug të Rrethit Polar Arktik.

Árskógssandur, një fshat peshkatarësh me 130 banorë në fjordet e Eyjafjörður, ndoshta askush nuk e njeh si parajsë në tokë e megjithatë ja që është. Ólafuri erdhi këtu para 40 vitesh bashkë me të dashurën e tij, Agnes, punoi gjatë 26 viteve në peshkimin e merlucit, derisa në vitin 2003 dëmtoi gjurin. “Ky ishte fundi. Nuk mund të punonte më në një varkë peshkimi. Nga një moment në tjetrin na ndryshoi jeta. Duhet të jetonim me pensionin e invaliditetit të im eti ose të gjenim ide të reja,” – shprehet i biri Sigurdur Bragi Olafsson. Kaluan gati dy vjet, kur Agnes pa në televizor një reportazh mbi zhvillimin e birrarive të vogla në Danimarkë.

Në Islandë tregu u birrës ishte i monopolizuar nga Viking dhe Gull, por Agnesi i bindi të vetët dhe pak javë ata vizituan fabrikën që kishin parë në televizor dhe disa muaj më vonë kishin kontaktuar me një mjeshtër birrash çek, të cilit i pëlqeu ideja e krijimit të një birrarie artizanale në Islandë. Elbi do të importohej nga Republika Çeke, por kyç do të ishte lënda e parë; uji kristalor për t’u përzier, i cili do të mblidhej në një rezervuar nën këmbët e malit Sólarfjall dhe do të mbërrinte nga një tub deri në fabrikën prej 380 metra katrorësh që Olafur dhe Agnesa kishin ngritur në fund të fshatit. Në fund të 2006 lindi Kaldi (të ftohtët) dhe qysh atëherë nuk ka pushuar së rrituri. Vitin e kaluar u shitën 1.3 milionë shishe në 6 varietete të zakonshme dhe 6 sezonale duke u bërë kështu në birrën që shitet më shumë në Islandë.

Gjëra të një fshati të vogël:

Kur Siggi shkoi në bankë për një kredi i treguan se një klient tjetër, kapiteni i skuadrës Aron Gunnarsson, po kërkonte projekte për të investuar në atë zonë. Mesfushori i Uellsit shkoi deri në Árskógssandur dhe nuk pati dyshime. Sot është pronar i 10 % të një kompleksi shik resorantesh dhe spa birre (“Bjórbödin”) që hapi në qershor të 2017, 100 metra larg nga fabrika, përballë plazhit dhe që në 11 muajt e parë priti pothuaj 10 mijë vizitorë. Pas një gjysëm ore në atë balsam, mund të shkoni në atë sallë relaksi, të shtriheni nën një dritë të zbehtë mes batanijesh pambuku ose leshi dhe të përfundoni në sauna apo edhe në vaska australiane të jashtme me ujë në temp 38 gradë dhe me të ftohtët në fytyrë, një birrë tjetër, një qetësi dhe një panoramë përrallash me zana. Gunnarsson me pamjen vikinge dhe me mburojën e Islandës të stampuar në shpatull deri në mes kaloi kohë në Bjórbödin për t’u relaksuar, ndërkohë që po e rimerr veten pas një kirurgjie në gju para se të udhëtojë për në Rusi. I dhuroi bileta Siggit për ndeshjen me Argjentinën, Nigerinë dhe Kroacinë që ndoshta ortaku i tij nuk do të mundë t’i përdorë. “Biznesi po shkon shumë mirë dhe më duhet që verën ta kaloj këtu e nuk di nëse mund të udhëtoj. Do të bëj të pamundurën që të jem atje për t’u dhënë zemër Aronit dhe djemve,” – u shpreh Siggi.

Leave a Reply

Back to top button