Horizonti.al

Flakët e Përjetshme të lashtësisë frymëzojnë ende gjeologët modernë

Screen Shot 2015-07-22 at 10.44.24Vendburimet e gazit dhe të naftës ikanë qenë qendra të formimit për shumë kultura të lashta e shoqëri njerëzore. I dhanë jetë legjendave rreth Orakullit të Delfit, asaj të Zjarreve të Kimerës dhe atyre për Flakët e Përjetshme, të pranishme në praktikat e lashta fetare – nga Indonezia në Iran, në Itali e në Azerbajxhan. Gjeologët modernë dhe eksploruesit e gazit e të naftës mund të mësojnë shumë duke u zhytur në historitë gjeomitologjike, që lidhen me praktikat fetare e sociale të botës së lashtë. Një gjë të tillë e pohon Xhuzepe Etiope, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Studimi i tij është publikuar aktualisht në librin “Springer Natural Gas”.

“Duke njohur flukset e gazit të sotëm, që e kanë origjinën nga një rrjedhje dhe duke ditur që ajo ka aktive dy mijë vite të shkuara, mund të vlerësojmë sasinë totale të gazit që është lëshuar në atmosferë, deri më sot. Ajo që mundemi të masim tani është ndoshta e vlefshme, të paktën në terma të rendit të madhësisë, për të shkuarën”, shkruan Etiope.

“Një informacion i tillë mund të jetë i konsiderueshëm jo vetëm për studimet mbi sasinë e metanit atmosferik, por edhe për të kuptuar potencialin e rrjedhjeve të sistemeve të naftës. Emetimet e gazit e të naftës kanë qënë burime të shumë gojdhënave mitologjike, si dhe të shumë ngjarjeve biblike e historike. Vëzhgimet e natyralistëve të lashtë dhe të historianëve si Plini, që jetuan dy mijë vitë të shkuara, kontribuan në përshkrimin e shumë prej këtyre ngjarjeve, veçanërisht në zonën mesdhetare. Për shembull ai shkruan për Kimerën, një emetim i madh i gazit të djegshëm në Turqinë moderne. Në kohët e lashta, tepmulli i Efestit, Perëndia Greke e zjarrit, ishte ndërtuar në afërsitë e saj”.

“Zjarre të përjetshme” të ngjashme, bashkonin gazin dhe emetimet e përflakura në praktikat fetare të lashta të shumë kulturave. Për shembull Zoroastrianët adhuronin “kolonat e Zjarrit” në afërsi të Bakusë moderne në Azerbajxhan. Prova e parë e përdorimit të naftës vjen nga Siria, ku Neandertalët përdornin bitumin mbi instrumentat prej guri, pothuaj 40.000 vite më parë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button