Markos Ana, ky është pseudonimi letrar i poetit që u dënua dy herë me vdekje e, më pas, me burgim të përjetshëm…
Nuk është çudi që veprimtaria letrare e poetit është e mbushur me emocion të përçartur duke vënë në qendër natyrën, jetën, vdekjen. Spanjolli i përket viteve ’60 e për të tjerat, flet vetë poezia e tij.
Jeta
Thomëni si është pema.
Si këndon lumi thomëni
kur zogjtë e mbulojnë.
Folmëni për detin. Për amzën
e fushave pa fund folmëni.
Për yjet, ajrin.
Tregomëni për një horizont
pa brava e pa kyçe,
si kasollja e një të varfri.
Thomëni si është puthja e gruas
Thomëni emrin e dashurisë,
se e kam harruar.
Netët a kanë akoma erëmimin
e dashnorëve që rrëqethen
prej pasioneve nën hëhë?
Apo s’ka mbetur veç kjo gropë,
vezullimi i një varri
dhe kënga e plloçave të mia?
Njëzet e dy vjeç… Dhe po harroj
përmasën e sendeve,
erën e tyre, ngjyrën.
Them në të errët “Deti”, “Fusha”.
Them “Pylli” dhe e kam humbur
Gjeometrinë e pemës.
Flas për të kujtuar sendet
që vitet m’i fshinë nga sytë.
(S’mund të vazhdoj më. Po dëgjoj hapat e gardianit.)/Bota.al