Bota

Flasin të shëruarit në Itali: Si e mposhtëm koronavirusin!

Ka shumë viktima nga koronavirusi në Itali, por ka dhe të shëruar.  “Edhe gjyshërit shërohen”, thotë pa e fshehur gëzimin  Lorenza, një 75 vjeçare e shtruar në spitalin San Martino të Gjenovës nga koronavirusi, e cila shumë shpejt do të shkojë në shtëpi.

“Kur më thane se cfarë kisha, u dëshpërova. Mendova se do të vdisja e s`do ta shikojë më familjen time. Jam lutur shumë”, thotë ajo, ndërsa shton se shërimin ia detyron punës së palodhur dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve. Zyrtari rajonal Raffaele Donini, që përpara disa ditësh rezultoi pozitiv, tani tregon se është shëruar.

“Sistemi im imunitar luftoi fort. Respektova me përpikmëri këshillat e mjekëve, dhe tani mund të them se e kapërceva këtë sfidë”, është shprehur ai. “Mund të shërohesh, por unë pashë me sy ferrin”, rrëfen dikush tjetër. Ndersa një paciente 47 vjeçare, që preferoi të mos japë emrin e plotë, por tha vetëm se quhet Elisa, thotë  se e kaloi koronavirusin me paracetamol e duke vazhduar jetën si zakonisht.

Ajo ishte e para që u nxorr nga spitali i Padovës pas shërimit nga sëmundja. Por ndërsa vetë e kaloi më lehtë, thekson se i duhet kushtuar shumë vëmendje atyre që e kalojnë më rëndë infeksionin, dhe njerëzit që kanë sëmundje të tjera.

Edhe pse ndihet mirë dhe nuk ka më asnjë simptomë, Elisës i duhet për çdo rast të qëndrojë e izoluar dy javë në shtëpi, dhe të presë të dalin negative edhe analizat e radhës, pasi mjekët kërkojnë të jenë të sigurtë që nuk mund t’i ngjisë më asgjë të tjerëve.

Leave a Reply

Back to top button