Sport

Flet De Biazi: E merituam!

Screen Shot 2016-06-20 at 1.04.43 AMXhani De Biazi ka treguar emocionet e tij pas fitores historike ndaj Rumanisë, duke e cilësuar këtë një ndeshje shumë të mirë për kombëtaren.

“Më e bukura në këtë turne padyshim. Mendoj se kemi përjetuar ditë të bukura në këto katër vite. Por mendoj se sot është një fitore historike që vlerëson skuadrën që ka bërë një ndeshje shumë, shumë të bukur”, tha ai.

“Unë sinqerisht mendoj se si me Zvicrën, ashtu edhe Francën, meritonim më shumë. Mendoj se kemi paguar hyrjen në këtë turne të rëndësishëm, ku skuadrat ishin të një niveli të lartë. Tani jemi mësuar me klimën, skuadra luajti me zgjuarsi në fund dhe nuk rrezikuam shumë me përjashtim të një gjuajtje nga larg. Mendoj se të gjithë tifozët shqiptarë duhet të jenë shumë të lumtur për punën e skuadrës dhe atë që ka bërë në këtë turne. Kemi treguar se jemi në lartësinë e turneut. Më shumë se një orë me Zvicrën kemi luajtur në sulm dhe bëmë çfarë ishte e mundur. Kundër Francës e panë të gjithë që Shqipëria e bllokoi Francën deri në minutën e 89. Sot jemi munduar të bëjmë ndeshjen që duhej të bënim dhe e bëmë mirë. Kush ka shkuar në fushë bëri një paraqitje shumë të mirë”, tha De Biazi.

Leave a Reply

Back to top button