Horizonti.alShendeti

Flini në shpinë apo anash? Ja cili është pozicioni më optimal sipas shkencës

Pas 50 vjet kërkime, studiuesi i shquar i gjumit në Universitetin e Stenfordit, UilliamDement, u shpreh në një rast se i vetmi shpjegim i qëndrueshëm që ai di se pse flemë ne njerëzit, është sepse na zë gjumi. Por edhe pse gjumi mund të jetë, siç tha një studiues, sjellja e vetme kryesore në kërkim të një funksioni, nuk ka dyshim se ai ka rëndësi për shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Por a po e flemë si duhet? Dhe çfarë thotë shkenca për këtë aspekt? Shumica e njerëzve preferojnë të flenë anash. Kjo gjë është mirë të dëgjohet, pasi ata që shtrihen të flenë nëshpinë, kanë më shumë gjasa të flenë keq ose të kenë vështirësi në frymëmarrje gjatë natës.Në shumicën e rasteve, ne priremi të lëvizim shumë gjatë natës. Një studim me 664 persona që flinin zbuloi se pjesëmarrësit kalonin mesatarisht rreth 54 për qind të kohës së tyre në shtrat duke fjetur anash, rreth 37 për qind në shpinë dhe rreth 7 për qind me bark.

Meshkujt (sidomos ata të moshës nën 35 vjeç) priren të jenë të bëjnë një gjumë më tëshqetësuar, me më shumë ndryshime pozicioni dhe lëvizje të krahut, kofshëve dhe shpinës gjatë natës. Kjo gjë mund të mos jetë diçka negative, pasi lejon lëvizjen e trupit tuaj gjatë natës.

Gjatë gjumit, trupi juaj do të regjistrojë gjurmët e çdo dhimbjeje ose shqetësimi, dhe do të rregullojë pozicionin në përputhje me rrethanat. Kjo është arsyeja pse ne zakonisht e shmangim zhvillimin e plagëve të shtratit (ose ulcerave të presionit) në jetën e përditshme.

Nëse zbuloni se nuk mund të lëvizni sepse partneri juaj po zë shumë vend në shtrat, merrni parasysh ndërrimin e anës nga flini apo blerjen e një shtrati më të madh.

Çelësi është të qenit rehat. Nuk ka asnjë hulumtim cilësor që ofron dëshmi të qarta për një pozicion optimal të gjumit. Mosha, pesha, mjedisi, aktivitetet dhe nëse jeni shtatzënë, që të gjitha luajnë një rol se cili pozicion gjumi është më i miri për trupin tuaj.

Në mënyrë ideale, ne mund të gjejmë një pozicion që na ndihmon të bëjmë një gjumë të mirë gjatë natës, dhe një pozicion që shmang të zgjuarit nga çdo dhimbje. Edhe me pozicionin tonë të zgjedhur, disa pozicione janë më të mira se të tjerat. Por edhe pse disa forma të gjumit anash mund të shkaktojnë pak ngarkesë në shtyllën kurrizore, duket se pozicionet anash, janënë përgjithësi ende më të mira sesa opsionet e tjera.

Nga ana tjetër zgjedhja e jastëkut të duhur, është jetike për një gjumë të mirë. Mungesa e mbështetjes për kokën dhe qafën gjatë gjumit, ndikon shumë keq në shtrirjen e shtyllës kurrizore dhe shkakton probleme muskulore si dhimbja e qafës, dhimbja e shpatullave dhe ngurtësimi i muskujve.

Materiali i jastëkut nuk duket se ndikon mbi shtyllën kurrizore. Rëndësi kanë forma dhe lartësia. Për fat të keq, shkenca nuk na ka dhënë një përgjigje se cili është dysheku optimal. Por ndërkohë ka dyshekë të këqij. Nëse ai është bërë gropë në mes, po tregon shenja të qarta konsumimi, ndaj duhet të mendoni ta ndryshoni atë.

Rrotullimi i dyshekut në anën tjetër mund të ndihmojë në jetëgjatësinë e tij, dhe të përmirësojë rehatinë. Kjo duhet të bëhet të paktën 1-2 herë në vit. Ndërkohë sigurohuni tëketë një temperaturë të freskët në dhomë. Temperatura ideale për gjumë është 18.3°C (duke u luhatur midis 15-19°C). Temperaturat më të larta mund të ndikojnë tek gjumi. / bota.al

Back to top button